Antonio Conte ka mohuar zërat se ndodhet në bisedime të avancuara me Manchester Unitedin apo me ndonjë klub tjetër, pas raportimeve për një kalim të mundshëm të tij në Old Trafford.
E ardhmja e Michael Carrickut te Manchester Unitedi është vënë në dyshim pas humbjes 4-1 ndaj Comos së Cesc Fabregasit në Ligën e Kampionëve. Sipas gazetës italiane La Repubblica, trajneri italian kishte zhvilluar kontakte me drejtuesit e klubit për të marrë vendin e Carrickut.
None found
I njëjti raportim pretendonte se Conte kishte kërkuar autoritet të plotë mbi politikën e transferimeve, si dhe të drejtën për të përzgjedhur vetë stafin e tij teknik.
Megjithatë, Conte ka vendosur të reagojë publikisht për t’i hedhur poshtë këto pretendime. BBC Sport raporton se italiani është i interesuar për mundësinë e drejtimit të Manchester Unitedit, por deri tani nuk ka pasur negociata të avancuara.
“Emri im është lidhur me shumë klube, por aktualisht nuk ka negociata në fazë të avancuar”, shkroi Conte në Instagram.
Ai gjithashtu i cilësoi si të pavërteta raportimet për kërkesa financiare, kontroll të plotë mbi klubet e përmendura dhe rezervat që drejtuesit mund të kenë ndaj “personalitetit tim të fortë”.
Trajneri italian sqaroi se diskutimet për kushtet e mundshme të një marrëveshjeje mund të nisin vetëm nëse paraqitet një ofertë konkrete. Sipas tij, në atë rast do të merreshin parasysh nevojat e të dyja palëve dhe mënyra e tij e punës.
Manchester Unitedi mund të detyrohet të rishikojë situatën e Carrickut nëse rezultatet negative vazhdojnë, veçanërisht pas disfatës së thellë ndaj Comos.
Conte është aktualisht pa klub, pasi u largua nga Napoli në fund të sezonit të kaluar. Në sezonin e tij të parë në krye të skuadrës napolitane, ai fitoi titullin e Serie A, ndërsa në sezonin e fundit siguroi edhe Superkupën e Italisë.
Gjatë karrierës së tij, 57-vjeçari ka drejtuar edhe Chelsean. Me klubin londinez fitoi Ligën Premier në sezonin 2016/17, ndërsa një vit më vonë triumfoi në Kupën FA, pasi mposhti Manchester Unitedin në finale.
Është shtuar numri i qytetarëve të mbledhur përballë Kryeministrisë, ndërsa situata paraqitet e qetë, pa incidente apo përplasje me policinë.…
Busti i Aleksandër Moisiut në Universitetin e Durrësit ka ngjallur reagime. Në rrjetet sociale kanë vërshuar komentet, ku shumë prej…
Gazetarja bullgare Sonya Koltuklieva ndodhet në spital, pasi u rrëzua përtokë nga një oficer i Shërbimit Kombëtar të Mbrojtjes (NSO)…
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se është ndaluar një person për 48 orë, në kuadër të hetimeve…
Bekim BalajBekim Balaj do të jetë kryefjalë e Klasikes Vllaznia – Tirana, në kuadrin e javës së 8-të të Superiores…
Fituesit e çmimeve “Topi i Artë” për vitin 2026 pritet të shpallen të hënën, më 26 tetor. Në mesin e…