Pak orë para ndeshjes ndaj Manchester United, Antonio Conte, trajneri i Tottenham foli për të ardhmen e tij në klubin londinez, duke sqaruar njëherë e mirë dëshirën e tij për të qëndruar në Spurs.
“Për momentin ka vetëm një të vërtëtë dhe ajo është se unë jam i lidhur me këtë klub edhe për një vit. Klubi dëshironte një kontratë 2 vjeçare dhe unë e pranova sepse mendova se ishte e drejtë që ne të njiheshim, dhe një vit nuk mjaftonte.
None found
Pas katër muajsh mendoj se klubi e kuptoi mënyrën se si punoj dhe në të njëjtën kohë unë e kuptova klubin. Tani kemi tre muajt e tjerë deri në fund të sezonit për t’u përmirësuar dhe për të gjetur zgjidhjen më të mirë për të dyja palët.
Më pëlqen të punoj këtu dhe do të doja të luftoja për diçka më të rëndësishme. Më pëlqen të luftoj për të ardhmen, të jem konkurrues, te fitorja vetëm dhe të mos përfundoj në vendin e katërt në renditje, nuk është ambicia ime. Ambicia ime është të jem konkurrues dhe të luftoj për të fituar trofe.”/ h.ll/albeu.com
Sinjalet se vështirësitë ekonomike në SHBA janë shtuar, morën hov të ri me lajmin se borxhi kombëtar i SHBA-së kaloi…
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar pas incidentit të ndodhur në Pustec, ku…
ISHP rekomandon trajnime të vazhdueshme për stafin përgjegjës për sistemin e furnizimit me ujë, monitorim të rregullt të klorit dhe…
Kanë kaluar dhjetë ditë prej kur misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR njoftoi se ka nisur “tranzicionin gradual të…
Gjykata ka vendosur zbutjen e masës së sigurisë për ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, i cili është…
Nafta mund të arrijë në 3 euro për litër në Itali brenda pak muajsh, nëse përshkallëzohet kriza në Lindjen e…