Antonio Conte dukshëm i nervozuar me humbjen e radhës 0-2 ndaj Wolves ka deklaruar “se është e pamundur që një skuadër që shpreson të luftojë për njërën nga 4 vendet e para që të shpien në Ligën e Kampionëve, të humbasë ndeshjet siç kanë bërë Spurs kohët e fundit”.
Humbja 2-0 e së dielës në shtëpi ndaj Wolverhampton Wanderers ishte humbja e tretë radhazi e Tottenham në Premier Ligën Angleze. Kjo i ka zhvendosur ata në vendin e 8-të në tabelë me një deficit prej 5 pikëve larg katër ekipeve të para, megjithëse me tre ndeshje më pak se West Ham që momentalisht radhitet në vendin e katërt.
None found
“Që nga ardhja ime këtu ju them se ne duhet të luftojmë në çdo lojë”, tha Conte, i cili mori drejtimin e klubit nga veri-lindja e Londrës në nëntor të 2021 pasi bosi i Spurs, David Levy i dëshpëruar nga rezultatet e arritura në fillim të kampionatit, përjashtoi portugezin Nuno Espirito Santo.
Duke folur për Sky Sports, ndër tjerash Conte u shpreh se “është e pamundur që një skuadër që dëshiron të luftojë për Ligën e Kampionëve të humb dy ndeshje radhazi në shtëpi dhe një ndeshje si mysafir (kundër Chelseat)”.
Tottenham pas ardhjes së Conte pati një seri të suksesshme duke qëndruar i pamposhtur në nëntë ndeshje radhazi në Premier League por tash ka radhitur 3 humbje radhazi.
Italiani thotë se do të duhet kohë për të zhvilluar një ekip të aftë për të besuar se mund të fitojë rregullisht. “Problemi është se nuk mund të blesh mentalitetin fitues,” ka deklaruar Conte për Sky Sports.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka thënë se afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës nuk ka përfunduar,…
Një djalë 12-vjeçar në Brazil ka shpëtuar për mrekulli pasi u përfshi nga një kamion me rimorkio, në një aksident…
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Besfort Lamallari, bëri të ditur se vendimi për shpalljen persona të padëshiruar për një periudhë…
Koncerti i reperit amerikan Kanye West ka shkaktuar polemika edhe në Kazakistan, këtë herë duke ndikuar drejtpërdrejt në kalendarin sportiv.…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të 12 produkteve të Qumështores VITA, pasi kontrollet zyrtare…
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kanë zhvilluar dy takime në…