Pas polemikave të shkaktuara në Shqipëri, koncerti i Kanye West ka sjellë pasoja edhe në Kazakistan, duke detyruar ndryshimin e programit të një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve.
Në Shqipëri, vendimi i qeverisë për t’i paguar 4,2 milionë euro reperit amerikan për koncertin e tij u kundërshtua ashpër, veçanërisht në një periudhë kur në vend po zhvillohen protesta kundër kryeministrit Rama. Në Kazakistan, organizimi i së njëjtës ngjarje rrezikon t’i mohojë një skuadre vendase mundësinë për të luajtur në stadiumin e saj në këtë edicion të Champions-it.
None found
Kairat Almaty nuk do ta zhvillojë në shtëpi ndeshjen e kthimit kundër Levski Sofjes, e vlefshme për raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Pas humbjes 1-0 në takimin e parë të luajtur në Bullgari, klubi kazak shpreson të përmbysë rezultatin dhe të sigurojë kalimin në fazën “play-off”. Megjithatë, përballja do të luhet në “Turkistan Arena”, e cila ndodhet rreth 800 kilometra larg Almatit.
Arsyeja lidhet me koncertin e Kanye West, i planifikuar të mbahet më 14 gusht në stadiumin e Kairatit. Instalimi i skenës dhe vendosja e pajisjeve teknike do të kërkojnë mbylljen e impiantit gjatë gjithë javës, ndaj aty nuk mund të zhvillohet ndeshja.
Raportohet se organizatorët e koncertit e kanë marrë vendimin pa u konsultuar me drejtuesit e klubit dhe pa llogaritur mundësinë që Kairat Almaty të vijonte garën në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.
Për rrjedhojë, skuadra kazake do të luajë pa avantazhin e fushës dhe pa mbështetjen e tifozëve të saj në një prej sfidave kryesore të sezonit.
Familja Kennedy është prej dekadash një nga dinastitë më të njohura politike në Shtetet e Bashkuara, por pasuria, pushteti dhe…
Shqipëria regjistroi rritjen e dytë më të ulët ekonomike në Ballkanin Perëndimor në tremujorin e dytë të vitit 2026, duke…
Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri është rritur më shumë se dyfishi në gjashtë vitet e…
Këtë të mërkurë një dollar dollar amerikan, blihet me 80.3 lekë dhe shitet me 81.3 lekë. Euro, blihet me 90.3…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka sulmuar ashpër presidentin francez, Emmanuel Macron, duke e akuzuar udhëheqjen e Francës se nuk ka…
Qeveria italiane ka miratuar një dekret të ri për sigurinë, duke ashpërsuar masat ndaj personave që përfshihen në akte dhune…