Categories: sport

Connor Charlton filmonte veten duke udhëtuar me 307 km/orë, videot e çuan në burg për katër vjet

Connor Charlton, futbollisti britanik 32-vjeçar, e përdorte telefonin për të regjistruar udhëtimet e tij me shpejtësi ekstreme. Pamjet, të cilat dokumentuan deri në 307 km/orë, u kthyen në prova kundër tij dhe i siguruan një dënim prej katër vitesh burg.

Charlton luan futboll gjysmëprofesional me Nostell Miners Welfare FC, pjesë e Ligës Lindore të Qarqeve Veriore. Krahas angazhimit në futboll, ai rezulton se kishte pasion edhe drejtimin e automjetit në shpejtësi jashtëzakonisht të larta.

Të lidhura

None found

Hetimi ndaj tij nisi pas një aksidenti rrugor të ndodhur në shtator 2023. Policia mori në dorëzim BMW X3 M dhe telefonin e tij celular, ndërsa kontrolli i kompjuterit të automjetit dhe i materialeve në telefon nxori në pah shkelje të shumta dhe të rënda të rregullave të qarkullimit, raporton The Telegraph.

Një prej videove e tregon futbollistin duke lëvizur mes automjeteve të tjera me shpejtësi të madhe. Në një regjistrim tjetër, ai niset nga semafori dhe arrin 253 km/orë, përpara se të rrëshqasë nëpër një rrethrrotullim ku ndodheshin edhe përdorues të tjerë të rrugës.

Veçanërisht alarmuese ishte pamja ku Charlton kalon me shpejtësi pranë një furgoni të bardhë, duke lënë vetëm disa dhjetëra centimetra distancë mes dy automjeteve.

Një tjetër element i zbuluar nga hetuesit ishte një shënim në telefon, ku Charlton kishte përpiluar një version të rremë për aksidentin. Në të, ai pretendonte se përgjegjës ishte drejtuesi i automjetit tjetër, i cili, sipas tij, ishte larguar nga vendi i përplasjes.

Të dhënat e regjistruara nga kompjuteri i BMW-së e rrëzuan këtë pretendim. Ato treguan se vetëm gjatë vitit të kaluar automjeti ishte drejtuar të paktën tetë herë me shpejtësi mbi 172 km/orë.

Në Gjykatën e Leeds, Charlton u shpall fajtor për të gjitha akuzat. Përveç 10 episodeve të drejtimit të automjetit në mënyrë të papërgjegjshme, ai u dënua edhe për katër raste sulmi, pasi kishte bindur persona të tjerë të merrnin përsipër pikët e penalizuara në vend të tij.

Dënimi i caktuar nga gjykata është katër vjet burg, së bashku me ndalimin e drejtimit të automjetit për katër vjet e shtatë muaj. Pas përfundimit të kësaj periudhe, për të rifituar patentën, Charlton do të duhet t’i nënshtrohet një provimi të zgjatur drejtimi.

Automjeti i përdorur në këto raste ishte një BMW X3 M. Motori i tij standard prodhon 510 KF, ndërsa modeli zakonisht ka një kufizues elektronik që e mban shpejtësinë maksimale në 250 km/orë.

Megjithatë, BMW-ja e Charlton ishte modifikuar. Fuqia e saj ishte rritur në më shumë se 630 KF dhe kufizuesi i shpejtësisë i vendosur nga fabrika ishte hequr, duke i mundësuar automjetit të tejkalonte ndjeshëm kufirin maksimal të parashikuar nga prodhuesi.

të fundit

KEDS urges residents to stay away from power lines amid strong winds

Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…

1 hour ago

Kurti meets Canadian Prime Minister Mark Carney at European Political Community summit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…

1 hour ago

Malaj on NATO summit: Albanians will pay 145 million euros, Rama has lost his sense of humanity

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…

1 hour ago

IKMT chief Afrim Qendro dismissed

Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…

1 hour ago

We ended dinner with a win, together with my sister” / Rama on the Red and Blacks’ success: Meloni and the Finnish prime minister were at the table, Macron was…

Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…

1 hour ago

Death of 20-year-old in Dubai after cocaine packet ruptured in his stomach: Mother and stepfather appear in court

Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe po shqyrtohet në gjykatë. Nëna e një 20-vjeçari, i…

1 hour ago