Diego Poyet, dikur mesfushor i West Ham United dhe Charlton, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale për ndryshimin e madh fizik që ka pësuar gjatë viteve të fundit. Djali i legjendës së Chelseat, Gus Poyet, sot vështirë se njihet nga ata që e kujtojnë në fushën e futbollit.
Karrierës si futbollist profesionist i dha fund në moshën vetëm 23-vjeçare. Largimi nga Pafosi i Qipros, në verën e vitit 2018, shënoi edhe mbylljen e rrugëtimit të tij si lojtar.
None found
Në periudhën kur aktivizohej në Angli, Poyet dallohej për flokët e dendur, fizikun e hollë dhe mjekrën shumë më të rrallë. Të dhënat e kohës kur luante vazhdojnë të figurojnë në faqen ëorldfootball.net, e cila e paraqet me gjatësi 186 centimetrash dhe peshë 74 kilogramësh.
Pas tërheqjes nga futbolli, palestra zuri një vend të rëndësishëm në jetën e tij. Në Instagram publikon vazhdimisht fotografi dhe video të seancave stërvitore, duke shfrytëzuar çdo rast për të ekspozuar bicepsin e zhvilluar. Mediat britanike shkruajnë se ndërtimi i trupit është kthyer në pasionin e tij gjatë kohës së lirë.
Reagimet e para për fizikun e tij të ndryshuar erdhën në vitin 2020, kur disa mbështetës të West Ham u shfaqën të tronditur nga fotografitë. Këtë verë, një tjetër imazh e riktheu në vëmendjen e mediave: ai pozonte gjatë pushimeve në Spanjë, së bashku me partneren dhe qenin e tij.
I lindur më 8 prill 1995 në Zaragoza, ku i ati aktivizohej për klubin vendas, Diego Poyet i hodhi hapat e parë si futbollist te Charlton. Në sezonin 2013/14 u shpall lojtari i vitit i skuadrës, ndonëse debutimi i tij me ekipin e parë erdhi vetëm në janar.
Në atë kohë shihej si një prej talenteve më premtuese të Anglisë dhe kishte përfaqësuar edhe Anglinë U-17. Pasi nuk pranoi të rinovonte me Charlton, më 8 korrik 2014 firmosi me West Ham një kontratë katërvjeçare.
Megjithatë, aventura me klubin londinez nuk i solli një vend të qëndrueshëm në skuadër. Pas huazimeve te Huddersfield, MK Dons dhe Charlton, West Ham i dha fund kontratës së tij më 31 gusht 2016. Bilanci i Poyet me këtë ekip mbeti në vetëm 10 paraqitje në të gjitha garat.
Asaj periudhe i përket edhe një ngjarje e pakëndshme që lidhet me një publikim në Twitter. Përpara përballjes së Brighton, skuadër që drejtohej nga babai i tij, me West Ham, Poyet kishte shkruar një mesazh fyes ndaj Hammers. Më pas, atij iu desh t’u kërkonte ndjesë tifozëve.
Rrugëtimi si lojtar vijoi në Argjentinë me Godoy Cruz, ku qëndroi nga janari deri në gusht 2017. Më pas kaloi te Pafos, klubi i tij i fundit, për të cilin luajti nga shtatori 2017 deri në qershor 2018, përpara se të tërhiqej nga futbolli profesionist.
Pas mbylljes së karrierës në fushë, Poyet nisi të punonte si trajner përkrah të atit. Në vitin 2021 shërbeu si ndihmëstrajner te Universidad Catolica, me të cilën fitoi Superkupën e Kilit. Nga viti 2022 deri në vitin 2024 ishte pjesë e stafit të kombëtares greke, ndërsa më pas kaloi te Jeonbuk Hyundai Motors.
Bashkimi me stafin teknik të Jeonbuk u bë në dhjetor 2024, pasi drejtimin e skuadrës e kishte marrë Gus Poyet. Sezoni në Korenë e Jugut rezultoi jashtëzakonisht i suksesshëm, me Jeonbuk që siguroi dy tituj. Skuadra vulosi titullin rekord të dhjetë në kampionat pesë raunde përpara përfundimit, ndërsa kupën e fitoi duke mundur Gwangjun 2-1 në finale pas kohës shtesë.
Në dhjetor 2025, megjithatë, Gus Poyet vendosi të jepte dorëheqjen. Ai ishte i pakënaqur me pezullimin dhe dorëheqjen e ndihmësit të tij, Maurici Taricco, për një gjest të dyshuar racist. Bashkë me të atin u largua edhe Diego.
Pamje të rënda janë regjistruar gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit, në ditën e katërt të saj. Në një moment…
Autoritetet policore në Strumicë kanë ngritur një kallëzim penal pranë prokurorisë përkatëse kundër ish-kryetarit të Strumicës, Kostadin Kostadinov nën dyshimin…
Këtë të premte, 16 tetor 2026, policia ka vijuar me sjellje të dhunshme ndaj të rinjve protestues, përballë Ministrisë së…
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke e akuzuar se…
Çmimi i energjisë elektrike deri në fund të vitit do të mbetet i njëjtë, ndërsa Qeveria do të angazhohet që…
Tensione të forta janë regjistruar gjatë protestës së të rinjve para ministrisë së Arsimit, ku ndërhyrja e forcave të policisë…