Sfida Struga-Breidablik, e vlefshme për fazën play-off të UEFA Conference League, do të luhet më datën 24 gusht në stadiumin “Elbasan Arena”, ora 19:00.
Vendimi është marrë në konsultim mes UEFA-s, Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi stadiumi i Strugës nuk plotësonte kriteret e qeverisë së futbollit europian për ndeshjet e kësaj faze.
Gjithashtu, asnjë stadium tjetër në Maqedoninë e Veriut nuk përmbush aktualisht kriteret e UEFA-s dhe për këtë arsye u ra dakord me FSHF, që ndeshja e parë e Strugës të luhet në Shqipëri.
Përveç stadiumit, Federata Shqiptare e Futbollit do të ofrojë të gjithë asistencën e saj për organizimin sa më të mirë të ndeshjes falë edhe eksperiencës së madhe që ka në pritjen e kompeticioneve ndërkombëtare.
Pparaditen e sotme, një aksident rrugor është regjistruar në aksin Korçë–Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë. Sipas të dhënave paraprake,…
Mesditën e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, ka firmosur shkarkimin nga detyra të Drejtorit të…
Autoritetet nigeriane, kanë njoftuar se kampioni britanik i boksit në peshat e rënda, Anthony Joshua, është përfshirë në një aksident…
Në një reagim në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama, ka reaguar për mungesën e ujit të pijshëm në Vlorë, problematikë…
Pas eliminimit nga Big Brother VIP Kosova, Shkurta ka komentuar situatën brenda shtëpisë në Big Talk, duke treguar se largimi…
Ditën e sotme, opozita mban foltoren para Kryeministrisë. Për këtë arsye, Policia e Tiranës ka ndërmarrë një plan masash, që…