sport

Conference League/ Procedurat që do ndiqen për të hyrë tifozët në “Air Albania”

Për finalen e Ligës së Konferencës do të vijë një numër i madh tifozësh të huaj dhe jo të gjithë mund ta ndjekin ndeshjen në stadium, i cili do të mund të akomodojë rreth 19.500 persona.

Kush do të hyjë brenda “Air Albania”-s do t’i nënshtrohet një kontrolli të rreptë. Për futjen brenda në stadium, duke nisur nga ora 18:00, tifozët do të jenë të pajisur me një biletë elektronike.

Të lidhura

None found

Çdo person që ka biletën, e disponon atë në telefonin e tij inteligjent dhe kjo biletë është e pajisur me një “QR Code”, i cili aktivizohet në pjesën e jashtme të stadiumit dhe në pjesën e brendshme të stadiumit bëhet i vlefshëm.

Çdo tifoz, me këtë biletë është i sigurt që mund të hyjë. Duke qenë elektronike, kjo biletë as nuk mund të kopjohet dhe as nuk mund të falsifikohet.

ÇFARË LEJOHET? – Tifozët nuk duhet të kenë çanta më të mëdha se formati i një letre A4 dhe për këtë qëllim do të vendosen dy vende depozitimi çantash, ku njëra do të qëndrojë tek Universiteti Politeknik dhe tjetra te hoteli “Rogner”, ku do të ketë vullnetarë që do të kujdesen për këtë pjesë dhe tifozët mund t’i rimarrin pas ndeshjes.

Gjërat e tjera që tifozët nuk duhet të kenë me vete janë fishekzjarrët, dritat laser, shishet e ujit ose pije të tjera.

MODIFIKIMET – E gjithë tribuna qendrore do të jetë e menaxhuar totalisht nga UEFA, ku do të qëndrojnë personat VIP, të ftuar nga UEFA, si edhe partnerë dhe sponsorë të UEFA-s, por edhe mediat.

Sa i përket pjesës tjetër, në tribunën përballë, në pjesën qendrore, duke iu afruar ekstremeve, do të jetë sërish me partnerë të UEFA-s ose me tifozë shqiptarë dhe të dyja pjesët ekstreme të stadiumit, nga pjesa qendrore duke shkuar në ekstrem, janë të rezervuara për skuadrat.

Tifozeria e Romës do të qëndrojë në pjesën jugore të stadiumit, ndërsa tifozeria e Feyenoord në pjesën veriore të stadiumit. Pjesa tjetër është për publikun e gjerë, ku rreth 88% e biletave që janë blerë, janë shqiptarë.

Sa u përket forcave të sigurisë, në stadium do të ketë rreth 650 “steward” dhe sa i përket pjesës tjetër, perimetri do të jetë i rrethuar edhe nga policia dhe bëhet fjalë për rreth 2000 forca policie që janë të angazhuara vetëm me pjesën e stadiumit. /h.ll/albeu.com

të fundit

Triumf 9-1 ndaj Lensit, Fabregas paralajmëron Comon: Duhet të ruajmë përulësinë

Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…

3 hours ago

Berisha calls for opposition unity: Democrats defended students from the start of the movement

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

3 hours ago

Suspect believed to be a member of gang that defrauded elderly women arrested in Thessaloniki; €21,200 and valuables seized

Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…

3 hours ago

Dritan Goxhaj and Edison Lika released after being detained by police for refusing fines

Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…

3 hours ago

Civil Emergencies commander arrives at the scene, raising hopes for the 69-year-old’s fate: He may be found alive

Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…

3 hours ago

Berisha kërkon bashkimin e opozitës: Demokratët i mbrojtën studentët që në fillim të lëvizjes

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

3 hours ago