sport

Kaos para ndeshje hapëse të Botërorit, policia përplaset me tifozët që tentuan të futeshin në stadium pa biletë

Festimi i fitores në ndeshjen hapëse të Meksikës në Kupën e Botës 2026, është shoqëruar me incidente të dhunshme jashtë stadiumit “Estadio Azteca”, pak para fillimit të ndeshjes, kur tifozë pa bileta dhe protestues tentuan të hynin me forcë në ambientet e stadiumit.

Sipas mediave lokale, situata u përshkallëzua kur grupe njerëzish hodhën gurë dhe shishe ndaj forcave të policisë pranë portës nr. 8. Raportohet se dhjetëra persona janë arrestuar gjatë përplasjes.

Të lidhura

None found

Në ditët para turneut, autoritetet në Mexico City janë përballur me protesta të ndryshme nga mësues, gjyqtarë në pension dhe familjarë të personave të zhdukur, por incidenti pranë stadiumit nuk duket të ketë pasur motiv politik të drejtpërdrejtë.

Policia lokale njoftoi se rreth 200 persona të maskuar u ndanë nga grupe më të mëdha protestuesish dhe tentuan të sulmonin portat e stadiumit, duke hedhur tulla, bomba molotov dhe sende të tjera. Disa efektivë policie kanë marrë trajtim mjekësor pas përplasjeve.

Pavarësisht tensioneve, autoritetet konfirmuan se situata u vu nën kontroll nga policia metropolitane dhe ndeshja nuk u shty.

Ndërkohë, në qytet u zhvillua edhe një aktivitet festiv i FIFA-s në sheshin qendror Zócalo, i cili vazhdoi normalisht pavarësisht përpjekjeve të disa grupeve për ta penguar.

të fundit

Triumf 9-1 ndaj Lensit, Fabregas paralajmëron Comon: Duhet të ruajmë përulësinë

Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…

3 hours ago

Berisha calls for opposition unity: Democrats defended students from the start of the movement

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

3 hours ago

Suspect believed to be a member of gang that defrauded elderly women arrested in Thessaloniki; €21,200 and valuables seized

Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…

3 hours ago

Dritan Goxhaj and Edison Lika released after being detained by police for refusing fines

Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…

3 hours ago

Civil Emergencies commander arrives at the scene, raising hopes for the 69-year-old’s fate: He may be found alive

Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…

3 hours ago

Berisha kërkon bashkimin e opozitës: Demokratët i mbrojtën studentët që në fillim të lëvizjes

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

3 hours ago