Kylian Mbappe kishte ëndërruar që të ngrinte lart trofeun e Champions League në sezonin e tij të fundit me Paris Saint-Germain, por realiteti u bë ndryshe.
Disfata zhgënjyese 2-0 me rezultat të përgjithshëm nga Borussia Dortmund solli eliminimin në gjysmëfinale për parizienët.
None found
Ekipi francez mundi Real Sociedad dhe Barcelonën në fazat e mëparshme të kompeticionit, por u ndal nga gjermanët e Dortmundit, që fituan 1-0 në secilin duel.
Që nga 2017, PSG ka fituar çdo trofe të mundshëm, gjashtë kampionate nga shtatë të mundshmet, tri Kupa France dhe trofeun e fundit të Ligës.
Por nuk kanë arritur asnjë sukses në Champions League, teksa më pranë i shkuan në 2020 kur u mundën në finale nga Bayerni, por edhe rrugëtimi i këtij viti mund të konsiderohet si një shans i shpërdoruar.
Dëshpërimi për eliminimin nga Dortmundi, që mban vendin e 5-të në Bundesliga është i lartë për faktin e dominimit në të dyja takimet. 44 gjuajtje në dy ndeshje dhe 6 shtylla të goditura.
Enrique, pas eliminimit ndaj Dortmund: “E pabesueshme, futbolli ndonjëherë është kaq i padrejtë.”
Që kur Opta ka filluar të matë statistikat në Champions League, ky është numri më i lartë i gjuajtjeve të regjistruara nga një skuadër pa gjetur dot rrugën e rrjetës.
Lojtarët parizienë me në krye Kylian Mbappe mund dhe duhet të kishin marrë përsipër më tepër për të udhëhequr ekipin drejt finales. 24 vjeç e 157 ditë, PSG hodhi në fushë formacionin më të ri në një gjysmëfinale Championsi që prej 2009 kur Arsenali priti në Emirates skuadrën e Manchester United.
Është e qartë që parizienët po punojnë për të ndërtuar një ekip për të ardhmen, por në këto nivele mungesa e eksperiencës është mjaft penalizuese.
Pavarësisht gjithçkaje, ishte një provë karakteri nga Borussia Dortmundi.
Shembuj të forcës dhe rezistencës në dy ndeshje, me grintë dhe shpirtin gjerman, ku neutralizuan një ekip me “yje” dhe të ndërtuar me shumë miliona.
Meritë të jashtëzakonshme ka edhe trajneri Edin Terzic.
Herën e fundit që verdhezinjtë siguronin një finale në Ligën e Kampionëve, gjermani ishte në shkallët e stadiumit duke e ndjekur skuadrën si tifoz, por tanimë do të ketë mundësinë të luftojë për trofeun madhor të Champions League më 1 qershor.
41-vjecari arriti t’i marrë maksimumin një ekipi me lojtarë ‘’të harruar’’ si Mats Hummels, Marcel Sabitzer apo dhe Jadon Sancho, që u largua si i padëshiruar nga Manchester United.
Në finale, Dortmundi do të prekë sërish në tempullin anglez të futbollit, Wembley-n, kësaj here për të shuar makthet e mbrëmjes së 25 majit të 2013, kur Arjen Robben ngriu zemrat verdhezi me një gol që i rrëmbeu trofeun me veshë të gjata në në minutat e fundit.
Tepelena ishte ndalesa e radhës e turit veror “Verë dhe Portokalle”, që këtë verë po sjell humorin pranë publikut në…
PartizaniQendërmbrojtësi Alesio Mija është lojtari më i ri i Partizanit [...]Read More...
Një seri përplasjesh rrugore kanë shkaktuar kaos në qarkullim mesditën e kësaj të hëne në autostradën Durrës-Tiranë, ku tetë automjete…
Policia e Bulqizës ka arrestuar drejtuesin teknik të subjektit minerar “Eternal Security”, pas aksidentit tragjik në punë që i mori…
Ministri i Jashtëm i Spanjës, José Manuel Albares, ka kritikuar menaxhimin e krizës së emigracionit në Itali, duke krahasuar situatën…
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka paralajmëruar negociata “më të thelluara” me…