Categories: kosovë

Konjufca: Këtë javë priten bisedime më të thelluara me LDK-në, ka shpresë edhe për presidentin

Glauk Konjufca, ministër në detyrë i Punëve të Jashtme dhe nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave mund të zhvillohen negociata më të avancuara me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Të lidhura

None found

Në një prononcim për T7, ai tha se para seancës konstituive të Kuvendit, e planifikuar për të enjten, priten takime të tjera politike me synim krijimin e institucioneve.

Konjufca deklaroi se LVV-ja pritet t’i dërgojë LDK-së një ftesë për dialog në ditët e ardhshme. Sipas tij, caktimi i 6 gushtit lidhet pikërisht me nevojën për t’i dhënë kohë këtij procesi.

“Unë pres që në ditët në vijim, bile edhe para mbajtjes së seancës, të ketë edhe takime të tjera të nivelit politik mes partive politike, krejt me qëllimin që të zgjidhet kjo situatë në të cilën ndodhemi dhe t’i jepet mundësia krijimit të institucioneve të reja”, tha ai.

Ai u shpreh optimist se, pas konstituimit të Kuvendit, me LDK-në mund të arrihet shpejt një marrëveshje për formimin e institucioneve dhe ndarjen e të gjitha pozitave të larta.

“Kjo është arsyeja pse 6 gushti u caktua, siç e keni parë, dhe pres që në ditët në vijim edhe t’i dërgohet ftesa Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të kemi bisedime sa i përket kësaj mundësie”, tha Konjufca.

I pyetur nëse në kuadër të këtyre negociatave mund të përfshihet edhe posti i presidentit, Konjufca tha se ekzistojnë shpresa për një marrëveshje edhe për këtë pozitë.

“Po, edhe për Presidentin ka shpresa. Ne do të hyjmë në negociata më të thelluara me Lidhjen Demokratike të Kosovës, qysh e ka shpjegu edhe vetë kryeministri, edhe pastaj të shohim se çfarë epilogu po sjell ky proces”, u shpreh ai.

Konjufca shtoi se edhe nga LDK-ja është përcjellë gatishmëria për të zhvilluar bisedime me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai tha se kjo e bën optimist për arritjen e një marrëveshjeje për të gjitha pozitat e larta në Republikën e Kosovës.

“Qëllimi ka qenë, edhe prej anës së LDK-së, është shpjeguar prej Kryesisë së kësaj partie që do të jenë të gatshëm të bisedojnë me Lëvizjen Vetëvendosje. Pas kësaj, atëherë, jam shumë optimist që do të kemi një marrëveshje për të gjitha pozitat e larta në Republikën e Kosovës. Do të kemi një zgjidhje besoj”, përfundoi Konjufca.

të fundit

I dënuar me 15 vite burg, ekstradohet nga Italia drejt vendit tonë 42-vjeçari! Ja për çfarë akuzohet

Vijon bashkëpunimi i Interpol Tiranës me autoritetet ndërkombëtare për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Si rezultat i shkëmbimit…

25 seconds ago

Para se ta rindizni ruterin, provoni këtë ndryshim për një lidhje Wi-Fi më të qëndrueshme

Shumë përdorues kërkojnë fajin te operatori ose pajisja, por shkaku mund të fshihet në një parametër të vogël që rrallë…

1 minute ago

Drita zbulon rivalin e mundshëm në play-offin e Ligës së Konferencës pas Tre Fiorit

Kampionia e Kosovës Drita do të përballet me fituesin e përballjes Flora Tallinn – Inter Escaldes.Skuadra nga Gjilani është i…

9 minutes ago

Kosovari ndalohet në Maqedoni, ngiste automjetin me 220 km/h

Një shtetas i Kosovës është ndaluar në Maqedoni pasi policia përcaktoi se ai po drejtonte automjetin me shpejtësi prej 220…

13 minutes ago

Aksident i rëndë në Lushnje/ 28-vjeçarja humb kontrollin e makinës dhe përplaset me urën

Një aksident rrugor është regjistruar në hyrje të fshatit Stan-Karbunarë, në aksin e vjetër nacional Lushnjë–Berat. Sipas informacioneve paraprake, automjeti…

17 minutes ago

Pristina–Peja Train Service Resumes After Temporary Suspension

Qarkullimi i trenit është rikthyer gjatë mesditës në linjen Prishtinë-Pejë, pas ngjarjes tragjike që ndodhi sot ku një grua vdiq…

19 minutes ago