Giampiero Gasperini shpallet trajneri më i mirë i vitit në Itali. Shoqata Italiane e Trajnerëve të Futbollit e ka vlerësuar me këtë çmim të rëndësishëm individual trajnerin e Atalantës. Kjo është hera e dytë radhazi që 63-vjeçari vlerësohet me “Stolin e Artë”, pasi e fitoi këtë çmim edhe në shkurt të 2020-ës.
Gasperini e fitoi këtë garë me trajnerin e Interit, Antonio Conten, atë të Milanit, Stefano Piolin dhe teknikun e Lazios, Simone Inzaghin. Trajneri nga rrethinat e Torinos mori drejtimin e Atalantës në më 14 qershor të 2016-ës dhe në 228 ndeshje si numri i stolit zikaltër ka fituar 120 ndeshje, duke siguruar dy herë kalimin në UEFA Champions League, madje në një rast mbërriti deri në çerekfinale ku u eliminua vetëm në fund nga PSG, teksa në sezonin aktual Atalanta po lufton sërish për një vend në Champions dhe është në finalen e Kupës së Italisë, ku do të përballet me Juventusin në “San Siro” më 19 Maj.
None found
Gianpiero Gasperini është gjithashtu trajneri më i vlerësuar nga Shoqata e Futbollistëve në Itali, duke qenë se ka fituar dy herët e fundit çmimin e trajnerit të vitit.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…
Mund të bisedojë, të bëjë shaka dhe të sillet sikur gjithçka është në rregull. Megjithatë, disa ndryshime në shikim, mimikë…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…