Categories: sport

Cili do të jetë fati i “San Siros” pas ndërtimit të stadiumit të ri

Plani për stadiumin e ri “Generali”, që do të shërbejë si shtëpi e përbashkët për Milanin dhe Interin, po qartëson edhe të ardhmen e impiantit legjendar “Giuseppe Meazza”.

Siç raporton Calciomercato, shembja e stadiumit ekzistues nuk pritet të fillojë përpara vitit 2031, kur pranë tij do të ndërtohet impianti i ri. Demolimi mund të zgjasë afërsisht dy vjet, me përfundimin e parashikuar në vitin 2032 ose 2033.

Të lidhura

None found

Projekti nuk parashikon zhdukjen e plotë të “San Siros”. Do të ruhen një pjesë e tribunës “Curva Sud”, që përkon me sektorin blu, dhe një segment i tribunës portokalli. Të dyja pjesët do të krijojnë një strukturë të veçantë në formë “L”-je.

Pjesët e tjera të impiantit do të përdoren për zyra dhe veprimtari tregtare. Në plan janë përfshirë edhe hapësira të gjelbra dhe dyqane, në një sipërfaqe prej rreth 5.000 metrash katrorë, si dhe objekte që do t’u shërbejnë të dy klubeve.

Milani dhe Interi po diskutojnë gjithashtu se çfarë do të bëhet me ulëset. Sipas propozimit në shqyrtim, tifozëve mund t’u dhurohen ose t’u shiten 60.654 prej 75.817 ulëseve gjithsej.

Shpenzimet për rrënimin e “San Siros” vlerësohen në 127 milionë euro. Fillimisht do të hiqen pajisjet teknike, kabllot dhe turniket, ndërsa më pas do të çmontohen trarët e kuq karakteristikë dhe strukturat prej betoni të armuar.

Edhe pse pjesa më e madhe e stadiumit pritet të shembet, segmentet që do të mbeten do të shërbejnë si shenjë përkujtimore e një prej impianteve më ikonike të futbollit italian.

të fundit

Romano zbardh planet e Milanit për janarin: synohen dy përforcime, mes tyre ylli i Real Madridit

Milani po përgatitet për një afat kalimtar dimëror aktiv, me pronarin e klubit, Gerry Cardinale, që ka konfirmuar besimin te…

4 minutes ago

Itali, protesta në dhjetëra qytete: përplasje me policinë dhe tetë të arrestuar në Romë

Italia u përfshi këtë të premte nga protesta masive në 70 qytete, në kuadër të një greve të përgjithshme 24-orëshe…

9 minutes ago

Sulmi ndaj Binance: dyshohet për vjedhjen e 6 miliardë dollarëve dhe përfshirjen e Koresë së Veriut

6.3 miliardë dollarë i janë grabitur gjigandit të kriptomonedhave Binance pas një sulmi kibernetik. [...]Read More...

10 minutes ago

Dëmtimi i Emiliano Martínezit, pamjet tregojnë gishtin që nuk përkulet më plotësisht

Portieri i kombëtares së Argjentinës, Emiliano Martinez, ka zbuluar se nuk mund ta përkulë plotësisht gishtin unazor të dorës së…

22 minutes ago

Izraeli pa shumicë qeverisëse pas zgjedhjeve, Netanyahu përballet me ngërç politik

Izraeli përballet me një periudhë pasigurie politike pas zgjedhjeve parlamentare, pasi as kryeministri Benjamin Netanyahu dhe as opozita e drejtuar…

27 minutes ago

Yair Netanyahu i cilëson arabët izraelitë kërcënimin kryesor pas Iranit

Yair Netanyahu, djali i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ka shkaktuar reagime me deklaratat e tij kundër arabëve që jetojnë në…

27 minutes ago