Pavarësisht zërave të fundit që e lidhnin Trent Alexander-Arnold me Bayern Munichun, klubi gjerman nuk po e konsideron mbrojtësin e Real Madridit si një objektiv të mundshëm transferimi.
Që nga kalimi i tij nga Liverpooli verën e shkuar, 28-vjeçari ka zhvilluar 44 paraqitje me “Los Blancos”, por ende nuk ka arritur të riprodhojë formën që kishte shfaqur në futbollin anglez.
None found
Në ndeshjen e fundit, kur Real Madridi përmbysi rezultatin dhe fitoi 2-1 ndaj Celta Vigos, Alexander-Arnold u fërshëllye edhe nga tifozët e vet.
Më herët, ish-sulmuesi i Liverpoolit, Emile Heskey, kishte sugjeruar se Bayerni mund të ishte një destinacion i shkëlqyer për mbrojtësin anglez, megjithëse do të preferonte ta shihte atë sërish në Anfield.
Sidoqoftë, gazetari Christian Falk, në një raportim për CFBayern Insider, e ka mohuar interesimin e kampionit gjerman për shërbimet e tij.
Sipas Falkut, pohimi se Bayern Munichu është i interesuar për mbrojtësin anësor të Real Madridit nuk është i saktë. Ai shton se klubi gjerman po kërkon një lojtar për atë pozicion dhe emra si Givairo Read vazhdojnë të jenë në listën e tyre. Profili i Readit, sipas tij, tregon qartë se Bayerni nuk synon një futbollist të tipit të Alexander-Arnold.
Falk gjithashtu nuk është i bindur se Vincent Kompany do ta pëlqente profilin e anglezit, pasi ai nuk konsiderohet një mbrojtës i djathtë tipik për Bayern Munichun. Ai kujton se lojtari nuk është më i riu dhe se 28-vjeçari nuk e ka dëshmuar veten te Real Madridi. Sipas tij, futbollistët anglezë që provojnë veten në një shtet tjetër meritojnë respekt, por jo të gjithë arrijnë sukses pas largimit nga Britania e Madhe dhe jo çdo anglez është Harry Kane. Për këtë arsye, ai nuk pret që Alexander-Arnold të jetë një opsion real për Bayernin gjatë verës.
Sot në Gjykatën Kushtetuese u mbajt një seancë ku u shfuqizuan Marrëveshja Kolektive për Kulturën dhe Neni 78-lj i Ligjit…
Jose Mourinho ka dhuruar edhe një moment interesant në konferencën për shtyp, pasi ka prezantuar para gazetarëve një familjar të…
Kuzhina tradicionale kineze dhe instrumenti muzikor oud arab pritet t’i shtohen listës së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, mes 62…
Flamurtari - Besa, gjendja e fushës pas rëshieve të denduraSfida mes dy pretendentëve të Superiores, Flamurtari-Besa, e përcaktuar për të…
Tre ditë përpara përfundimit të mandatit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend…
Sipas vendimit të GJKKO-së, Emiljano Shullazi dhe Astrit Avdyli janë dënuar me nga 10 vite burgim, ndërsa Gjergji Cukali me…