Categories: sport

Chelsea triumfon ndaj Manchester Unitedit në derbin e javës në Ligën Premier

Chelsea siguroi një sukses 2-0 përballë Manchester Unitedit në “Stamford Bridge”, në takimin e javës së nëntë të Ligës Premier.

Pas kësaj fitoreje, skuadra e Xabi Alonsos u rikthye te rezultatet pozitive në kampionat, ndërsa ekipi i Michael Carrik pësoi një tjetër goditje dhe e thelloi krizën në nisjen e këtij sezoni.

Të lidhura

None found

45 minutat e para u zhvilluan me rivalitet të madh, pasi të dyja skuadrat patën një paraqitje të ekuilibruar. Megjithatë, Manchester Unitedi ishte disi më kërkues gjatë kësaj pjese.

Mysafirët menduan se kaluan në avantazh në minutën e 34-t, kur Mattheus Cunha e dërgoi topin në rrjetë. Pas ndërhyrjes së VAR-it, goli u anulua për pozicion jashtë loje dhe pjesa e parë përfundoi 0-0.

Pas pushimit, Chelsea u shfaq shumë më agresiv dhe mori kontrollin e lojës, duke krijuar më tepër mundësi dhe duke realizuar dy herë.

Vendasit e zhbllokuan rezultatin në minutën e 50-të. Morgan Rogers shënoi për t’i dhënë Chelseat epërsinë 1-0.

Avantazhi u dyfishua në minutën e 64-t. Cole Palmer realizoi nga pika e bardhë, pasi Leandro Martinez shkaktoi penalltinë dhe më pas u përjashtua me karton të kuq, pas dy kartonëve të verdhë.

Chelsea realizoi edhe një herë në minutën e 71-të, me Ëillian Estevao, por edhe ky gol u anulua për pozicion jashtë loje. Në fund, Blutë festuan fitoren 2-0.

Me tri pikët e marra, Chelsea ngjitet në vendin e katërt me 16 pikë, ndërsa Manchester Unitedi renditet i 16-ti me vetëm shtatë pikë.

Në javën e ardhshme, Blutë do të luajnë në transfertë ndaj Sunderlandi, kurse Djajtë e Kuq do të presin Aston Villan.

të fundit

From Berlin, Mickoski warns of a difficult winter for North Macedonia and Europe

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar se vendin dhe Evropën i pret një dimër i vështirë, për…

27 minutes ago

Coronavirus returns in North Macedonia as flu spreads rapidly

Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të…

28 minutes ago

Chaos at Skopje’s “8 Shtatori” hospital: fire on seventh floor, patients evacuated

Një zjarr ka shpërthyer në katin e shtatë të spitalit “8 Shtatori” në Shkup, duke shkaktuar shqetësim te pacientët dhe…

28 minutes ago

Nga Berlini, Mickoski paralajmëron dimër të vështirë për Maqedoninë e Veriut dhe Evropën

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar se vendin dhe Evropën i pret një dimër i vështirë, për…

45 minutes ago

Rikthehet koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, ndërsa gripi përhapet me ritëm të shpejtë

Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të…

45 minutes ago

Kaos në spitalin “8 Shtatori” të Shkupit: Zjarr në katin e shtatë, pacientët evakuohen

Një zjarr ka shpërthyer në katin e shtatë të spitalit “8 Shtatori” në Shkup, duke shkaktuar shqetësim te pacientët dhe…

45 minutes ago