sport

Chelsea pranon largimin e Armando Brojës, por ka vetëm një kusht

Todd Boehly dhe pjesa tjetër e bordit të Chelseat janë të gatshëm të lejojnë largimin në formë huazimi të Armando Brojës, për aq kohë sa klubi që shpreh interesim për shërbimet e tij do të paguajë klauzolën e tij prej 35 milionë eurosh.

Klubi londinez janë të gatshëm të ndihmojnë palët e interesuara për shërbimet e Brojës të cilat kanë probleme me ‘Fair-play financiar’ për ta bërë të mundur transferimin.

Për Brojën interesim të madh kanë shfaqur dy klubet e tjera të Ligës Premier, Fulhami dhe Wolverhampton.

Sidoqoftë, ato po e kanë mjaft të vështirë transferimin e tij për shkak të rregullave financiare.

Andaj, edhe një ofertë huazimi me obligim blerje prej 35 milionë eurosh në fund të sezonit, do t’i shkonte përshtati “Bluve të Londrës”.

Chelsea bëri një marrëveshje të njëjtë me Newcastle kur e çuan në formë huazimi Lewis Hall, por me obligim blerje gjatë verës.

“Laraskat” u pajtuan për të paguar shumën prej 28 milionë eurove, ku shtatë milionë prej tyre erdhën si shtesa për 19-vjeçarin në muajin gusht.

Sa për Brojën, ai është paraqitur në 17 ndeshje në të gjitha garat për Chelsean këtë sezon, ku ka qenë autor i dy golave./Telegrafi/

të fundit

EDITORIAL/ Hekurudha Tiranë–Durrës–Rinas: kronikë e një dështimi të paralajmëruar të Belinda Ballukut

nga Albeu.com Hekurudha Tiranë–Durrës–Rinas është shndërruar nga një projekt strategjik transporti në një simbol të keqqeverisjes, propagandës politike dhe papërgjegjshmërisë…

23 minutes ago

“Shpirti im binjak”, Pas disa javësh martesë, Blero i bën dedikimin romantik bashkëshortes

Këngëtari Blero Muharremi, i ka bërë një dedikim romantik bashkëshortes së tij, Eronitës, me të cilën kurorëzoi dashurinë në martesë…

27 minutes ago

Komisioni i Disiplinës nuk e fal Vorën, gjobit klubin dhe pezullon zyrtarin

Vendimi për të braktisur për disa minuta ndeshjen me Teutën në fundjavën e kaluar i ka kushtuar skuadrës së Vorës…

43 minutes ago

Gjesti jep lajmin e madh për fansat, rikthehet nesër me projektin e ri – të parin pas tragjedisë familjare

Pas një periudhe të gjatë heshtjeje dhe dhimbjeje, artisti i njohur Gjesti është gati të rikthehet në skenën muzikore me…

53 minutes ago

“Një masakër e përgjakshme po përgatitet kundër shqiptarëve në Kosovë”, zbulohet letra e Kadaresë për Presidentin Bush në 1991

Në 90 vjetorin e lindjes së gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare, në ceremoninë e zhvilluar nga Ministra për Europën…

1 hour ago

377 milionë lekë shtesë për pronarët/ Qeveria rrit fondin e shpronësimeve për projektin hekurudhor Durrës–Tiranë–Rinas

Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime dhe shtesa në vendimin “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të…

1 hour ago