Sipas Sportmediaset, Chelsea dërgoi skautë për ta vëzhguar nga afër lojën e yllit të Atalantas, Teun Koopmeiners në fitoren 3-0 të La Dea ndaj Liverpool të enjten dhe po përgatit një ofertë prej 60 milionë euro për mesfushorin holandez.
Mesfushori holandez ka qenë i lidhur me disa klube italiane dhe evropiane, duke përfshirë Juventusin, Liverpoolin, Tottenhamin dhe Manchester Unitedin, por sipas mediave italiane, blutë janë gjithashtu në garë për 26-vjeçarin që ka shënuar 13 gola në 38 paraqitje këtë sezon.
Skautët e Chelseat ndoqën Koopmeiners në aksion të enjten e kaluar në fitoren 3-0 të Atalantës ndaj Liverpoolit në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Evropës.
Kontrata e Koopmeiners në stadiumin Gewiss skadon në qershor 2027, por holandezi njoftoi në mars se ai do të largohej nga Bergamo në fund të sezonit.
Media të shumta italiane pretendojnë se Koopomeiners është objektivi kryesor i Juventusit për të forcuar mesfushën e tyre në sezonin 2024-2025.
Koopmeiners ka 27 gola dhe 12 paraqitje në 116 ndeshje me Atalantën. Gjatë pushimit ndërkombëtar në mars, Koopmeiners tha: “I thashë Atalantës se dua të largohem në verë. Sezonin e kaluar ka pasur interesim konkret nga Napoli, por të dy klubet nuk kanë arritur marrëveshje. Shpresoj se do të ketë opsione për t’u shqyrtuar këtë vit. Unë dhe e dashura ime po shijojmë Italinë, por do të duroja shiun për disa klube në Angli”.
“Do të gënjeja nëse do të thoja se nuk kam asnjë lajm interesimi nga Juventusi dhe klubet e Ligës Premier. Kam lexuar edhe lajmet. Kam kaluar një kohë të mrekullueshme te Atalanta dhe shpresoj se ata do të marrin një shumë të madhe”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/
Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka bërë të qartë se nuk do të pranojë t’i dorëzojë territore Rusisë. Në një…
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Roxhensa Kapuranin, vajzën e këngëtares së njohur Eli Fara,…
Zgjedhjet e reja parlamentare do të shtyhen në tri provinca për shkaqe sigurie, tha një zyrtar i komisionit zgjedhor, më…
Gazetari Artur Zheji u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 64-vjeçare ndërsa lajmi ka trishtuar mbarë opinionin publik.…
Aksident me tre të plagosur në aksin “Shkodër-Koplik”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Shkodër – Koplik”,…