Nga tekniknu, Maurizio Pochettino konsiderohet si një prej talenteve më premtues të sulmit, në Evropë, mirëpo për “bomberin” e Kombëtare sonës, Armando Broja duket se nuk ka shumë “vend “ te Chelsea dhe në merkaton e janarit pritet të ketë jo pak oferta, për 22-vjeçarin, nga Malësia e Madhe.
Sipas raportimeve më fundit të tabloideve britanike, “Çekanët” e West Ham, që interesohen prej kohësh për shërbimet e Brojës kanë vendosur më në fund të marrin një hap konkret, drejt “bomberit” nga Malësia e Madhe, ofertë e cila pritet të kapë shifrat e 25-27 milionë eurove, mirëpo ende nuk është zbuluar shifra konkrete.
Megjithatë, “Çekanët” nuk janë të vetmit që interesohen për shërbimet e Brojës, pasi në “lojë” tashmë kanë hyrë edhe “Zikaltërit” e Inter, të cilët janë në pritje të largimit të kilianit, Alexis Sanchez nga ekipi, për të tentuar afrimin e 22-vjeçarit shqiptar, i cili ka potencialin e duhur për të shkëlqyer në Serie A.
Megjithatë, pavarësisht interesimit të këtyre dy ekipeve, “Blutë” e Chelsea i kanë të qarta objektivat e tyre, teksa për kartonin e Brojës, “Londinezët” nuk pranojnë më apk se 35 milioën euro dhe në rast shitje, të “yllit” të sulmit do të tentojnë afrimin e “bomberit” serb, Dusan Vlahovic ose atij anglez, Ivan Toney. /abcnews.al
Një 42-vjeçar, është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për kontroll të…
Blogerja e njohur shqiptare, Rina Maloku, është rikthyer së fundmi në rrjetet sociale pas një mungese të gjatë, duke sinjalizuar…
Thashethemet se Fedez po bëhet baba për herë të tretë po bëhen gjithnjë e më këmbëngulëse. Sipas thashethemeve, partnerja e…
Ditën e sotme, ish-kryeministri i vendit dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi në Kuvend t’i përgjigjej Toni Gogut,…
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka shpërthyer kundër Berishës, ndërsa pohoi se ky i fundit duhet të…
Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në Parlament akuzoi mazhorancën socialiste se po bllokon drejtësinë, duke mos…