Categories: sport

Chelsea beson se shitjet e lojtarëve do t’i sjellin mbi 350 milionë euro gjatë verës

Pas investimeve të mëdha të realizuara deri tani gjatë verës për afrimin e disa futbollistëve, Chelsea po përgatit një largim masiv lojtarësh për të siguruar të ardhura të konsiderueshme.

Sipas The Athletic, drejtuesit e klubit londinez janë të bindur se mund të shesin një numër të mjaftueshëm futbollistësh për të respektuar rregullat financiare këtë verë.

Të lidhura

None found

Për të kompensuar shumat e paguara për Morgan Rogers, Maxence Lacroix, Marco Palestra dhe lojtarë të tjerë, “Blutë” duhet të arkëtojnë më shumë se 300 milionë funte, apo 350 milionë euro, nga shitjet.

Deri në këtë fazë, Chelsea ka përfituar 56 milionë euro nga Andrey Santos, 55 milionë euro nga Marc Cucurella dhe 21 milionë euro nga Tyrique George.

Klubi mund të sigurojë gjithashtu bonuse shtesë nga secila prej këtyre marrëveshjeve. Në Londër ekziston bindja se edhe Alejandro Garnacho do t’i shitet Aston Villës, pasi huazimi i tij të shndërrohet në transferim të përhershëm.

Megjithatë, në situatën aktuale, Chelseat i nevojiten pothuajse edhe 235 milionë euro për të balancuar llogaritë.

Trevoh Chalobah pritet të jetë futbollisti i radhës që do të largohet, ndërsa të njëjtën rrugë duhet ta ndjekin edhe disa qendërmbrojtës dhe sulmues të tjerë.

Gjatë muajit të fundit të afatit kalimtar, përparësia kryesore e Chelseat do të jetë shitja e lojtarëve.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

46 minutes ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

1 hour ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

2 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

3 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

3 hours ago