Ditën e djeshme u përcaktua finalistja e parë e UEFA Champions Legue, me “citizens” që deklasuan “parisienët” dhe me meritë tani janë në Istanbul.
Ditën e sotme do të përcaktohet gjysmëfinalistja e dytë mes Chelsea dhe Real Madrid.
None found
Ndeshja e parë në “Alfredo di Stefano” përfundoi me rezultatin e barabërtë, 1-1 me “blutë” që vijnë paksa më të avantazhuar në këtë ndeshje edhe pse gjithçka duket e hapur, shkruan Albeu.com.
Zidane mori disa lajme të mira dhe një lajm të keq para kësaj ndeshjeje. U rikthyen Ramos, Mendy e Valverde, por i mungon Varane.
Reali në këtë ndeshje pritet të rreshtohet me skemën 4-3-3 ndërsa Chelsea me skemën klasike, 3-5-2.
Për “galaktikët” edhe pse vijnë pas një dëmtimi pritet ta nisin titullar Ramos e Mendy ndërsa Hazard pritet ta nisë nga stoli me Vinicius që si shpesh herë këtë sezon do ti zërë vendin.
Skuadrat vijnë më pak mungase në këtë ndeshje edhe pse Reali duket me i dëmtuar pasi në dispozicion nuk ka, Lucas Vasquez, Daniel Carvajal, dhe Raphael Varane ndërsa për skuadrën e Tuchel mungon vetëm Mateo Kovacic.
Chelsea është i pamposhtur në 10 nga 11 ndeshjet e fundit në këtë kompeticion ndërsa Reali është i pamposhtur në 6 ndeshjet e fundit.
Super sfida i cila do të luhet në “Stamford Bridge” nis në orën 21:00′ ./albeu.com/
Një studim sugjeron se këngët e të njëjtit zhanër ose të së njëjtës periudhë mund të sjellin ndër mend përvoja…
Një 35-vjeçar në shtetin Madhya Pradesh të Indisë ka humbur jetën pasi kafshoi një objekt që, sipas dyshimeve të policisë,…
Një mësuese 35-vjeçare në shtetin amerikan të Kentuckyt është deklaruar fajtore për veprime seksuale me një nxënës 16-vjeçar dhe për…
Një teori virale pretendon se të gjithë u ngjajmë më shumë minjve ose bretkosave. Një kirurg estetik thotë se krahasimi…
Alban BushiTrajneri i Kombëtares shqiptare U-21, u shpreh për mediat pas barazimit pa gola që skuadra mori ndaj Spanjës U-21…
Dy rrota të dhëmbëzuara rrotullohen me të njëjtën shpejtësi, por syri i percepton ndryshe. Efekti bëhet edhe më i fortë…