sport

Çështja “Valbuena”, drejtësia i sekuestron 230 mijë euro Benzemas

 Gjykata e Versajës ka urdhëruar sekuestrimin e 230 mijë eurove nga një prej llogarive të Karim Benzemas për çështjen Valbuena. Lojtari i Madridit u dënua më 24 nëntor me një vit burg me kusht dhe me një gjobë prej 75,000 euro për bashkëpunim në përpjekje për të shantazhuar ish-bashkëlojtarin e tij në skuadrën franceze Mathieu Valbuena për një video me përmbajtje seksuale për të cilën ai e zhvatën.

Gazeta franceze L’Equipe dhe agjencia AFP kanë publikuar se mbrojtja e Valbuenës ka kërkuar sekuestrimin e 230 mijë eurove pasi Benzema refuzoi të paguante 150 mijë euro dëmshpërblim për paragjykim moral për të cilin u dënua së bashku me katër të pandehurit e tjerë. Përveç kësaj, shpenzimet ligjore arritën në 80 mijë euro.

Të lidhura

None found

Karim Benzema dhe avokati i tij, Antoine Vey , apeluan dënimin në pritje të gjykimit të apelit dhe mbrojtja e Valbuenës ka vendosur të kërkojë sekuestrimin e kësaj shume. “Këto janë pasoja logjike të vendimit për të bërë një pagesë të menjëhershme. Ne kërkuam një pagesë miqësore që nuk ndodhi kurrë, kështu që shkuam në hapin tjetër,” i tha agjencisë AFP Paul-Albert Iweins , këshilltar i Mathieu Valbuena . /albeu.com

të fundit

Bondsteel pret trajnimin shumëkombësh të Policisë Ushtarake të KFOR-it, me 10 shtete pjesëmarrëse

Personeli i Policisë Ushtarake shumëkombëshe të KFOR-it ka zhvilluar një trajnim të përbashkët në kampin Bondsteel, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve…

19 seconds ago

Besnik Tahiri: Qeveria të marrë masa për integrimin në BE, në rrezik 131 milionë euro

Mungesa e një agjende të qartë për integrimin evropian dhe keqmenaxhimi i parasë publike ishin ndër çështjet që ngriti deputeti…

39 seconds ago

Duka nuk përjashton trajner shqiptar në stolin e Kombëtares: Zgjedhje të ndryshme mund të bëhen në çdo kohë

Në mesin e shumë pyetjeve të cilat iu drejtuan presidentit Armand Duka, ishte edhe ajo e mundësisë për të parë…

56 seconds ago

Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon (VIDEO)

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë janë mbledhur në ambientet pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), pas njoftimit të ministres…

7 minutes ago

Finance Ministry has no authority over banks’ share sales, Dimitrieska Koçoska says

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Kocoska, dëshmoi sot në seancën mbikëqyrëse në Komisionin për Financa dhe Buxhet në Kuvendin e…

8 minutes ago

Osmani: The Declaration of Independence and Rugova’s photograph are foundations of the state, not decorative elements

Presidentja e gjashtë e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar lidhur me zhvendosjen e fotografisë së presidentit historik, Ibrahim Rugova dhe…

8 minutes ago