San Siro mund të shpëtohet, kështu u shpreh Giuseppe Sala, kryebashkiaku i Milanos, i cili duke marrë pjesë në përkujtimin e viktimave të Foibes, foli për çështjen e stadiumit.
Megjithatë, Milani ka finalizuar blerjen prej 40 milionë euro të tokës në San Donato ku do të ndërtohet stadiumi i ri modern. Një sinjal i fortë për numrin një të qytetit që e bëri të qartë se projekti për të krijuar një impiant jashtë qytetit është më konkret.
“Unë mendoj se është ende një lojë e hapur, ne kemi parë gjithçka në vitet e fundit. Është një hap përpara, por unë vazhdoj të jem i sigurt dhe të mbaj dialogun me klubet. Nëse nuk do të shihja mundësi edhe për San Siro nga ana e tyre, do të kërkoja zgjidhje të tjera, por për mendimin tim ata ende e kanë atë.
Kontaktet me dy skuadrat janë të vazhdueshme. Javën e ardhshme është një takim me dy klubet edhe pse nuk ka ende një ditë të përcaktuar. Vetë Interi do të donte të vazhdonte me projektin e stadiumit në Rozzano. Deri më 30 prill opsioni është i disponueshëm për zonën e grupit Cabassi, jo shumë larg Forumit Assago”, tha Sala. /newsport.al/
Gjon Shkambi, ka kërkuar ndryshim të masës së sigurimit në gjykatën penale të Tiranës. Shkambi akuzohet si i përfshirë në…
Prokuroria e Tiranës, ka sekuestruar pasuritë e një shtetasi spanjoll, të dyshuara se janë produkt i veprës penale ‘Pastrimi i…
Apeli i GJKKO, ka rrëzuar kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezi, për heqjen e sekuestros së pasurive. Në këtë mënyrë…
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:15, një aksident tragjik rrugor ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku ka humbur jetën…
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:15, një automjet u përplas me barrierat anësore tek Ura e Dajlanit në Durrës, duke…
Çesk Fabregas, ka qenë i dëshpëruar pas humbjes së Komos së tij përballë Milanit. Ekipi i spanjollit kaloi në avantazh,…