Categories: sport

Casillas sulmon Anglinë dhe Tuchelin pas humbjes: Ishin të frikësuar

Iker Casillas, ish-kapiteni i Spanjës dhe legjendë e Real Madridit, ka reaguar me kritika të forta ndaj mënyrës sesi Anglia e interpretoi ndeshjen kundër Argjentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, të humbur 2-1.

Të lidhura

None found

Anglezët morën avantazhin në minutën e 55-të falë golit të Anthony Gordon, por më pas zgjodhën të vendoseshin në mbrojtje me pesë lojtarë dhe t’ia linin kontrollin e lojës Argjentinës.

Sipas Casillas, kjo zgjedhje taktike i kushtoi shtrenjtë Anglisë. Ish-portieri spanjoll publikoi menjëherë pas ndeshjes një reagim në rrjetin social X.

“Shënon një gol dhe pastaj rri duarkryq. Qasje frikacake”, shkroi Casillas.

Ai theksoi gjithashtu se Anglia i dha kampionëve në fuqi gjithë hapësirën dhe iniciativën për të shtyrë lojën përpara.

“Ata nuk e kanë lënë zonën e tyre dhe e kanë lejuar Argjentinën të dalë më përpara. Rezultati logjik ndodh”, përfundoi ai.

Argjentina përfitoi nga tërheqja e kundërshtarit dhe realizoi përmbysjen përmes golave të Enzo Fernandez dhe Lautaro Martinez, duke triumfuar 2-1 e duke siguruar një vend në finalen e madhe.

Në finalen e Kupës së Botës, që do të luhet të dielën, Argjentina do të ndeshet me Spanjën.

të fundit

Faton Peci: Identifikimi i tre intelektualëve të zhdukur, dhimbje për Mitrovicën dhe Kosovën

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar pas konfirmimit të identitetit të Adem Ademit, Fatmir Fazliut dhe Ali Halitit, të…

32 minutes ago

VLEN e cilëson skandal të paprecedent lirimin nga arresti të Artan Grubit dhe Përparim Bajramit

"Lirimi nga arresti i Artan Grubit dhe Përparim Bajramit paraqet skandal të paprecedent dhe tallje të hapur me institucionet shtetërore",…

39 minutes ago

Personeli i KFOR-it stërvitet për evakuimin mjekësor me helikopterë

Personeli mjekësor i KFOR-it dhe ushtarët e Komandës Rajonale-Lindje kanë zhvilluar një trajnim të përbashkët për evakuimet mjekësore dhe operacionet…

42 minutes ago

Dhunoje në trup, jo në fytyrë, që të mos dallohej”/ Rrëfimi i gruas, ish-bashkëshorti i së cilës vrau dy vëllezërit e saj

Gruaja N.N. që ish-bashkëshorti i vrau dy vëllezërit një vit më parë, në një rrëfim ekskluziv për emisionin ”Debat Plus”,…

43 minutes ago

Manchester United përmbys Romën pas disavantazhit prej dy golash

Tri gola në pjesën e dytë ia kanë siguruar Manchester Unitedit fitoren ndaj Romës që avanconte me dy gola në…

43 minutes ago

Interi fiton 3-0 në fushën e Feyenoordit dhe shkon në gjashtë pikë

Interi ka regjistruar fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Feyenoordin me rezultat 3-0 në udhëtim. Skuadra italiane…

43 minutes ago