Categories: showbizsport

Casillas ndahet nga bashkëshortja pas 11 vitesh (FOTO LAJM)

Sara Carbonero dhe Iker Casillas për plot 11 vite kanë qenë çift simbol në Spanjë, por tashmë nuk do të jenë të tillë. Vetë ata kanë konfirmuar thashethemet e fundit të medieve spanjolle, duke zyrtarizuar ndarjen e tyre.

Ata kanë bërë një postim në Instagram, ku shpjegojnë gjithçka. “Ndihemi krenarë për familjen që kemi, por nga sot ne marrim rrugë të ndryshme, megjithëse jo të largëta sepse kemi misionin për t’u përkushtuar si prindër, siç kemi bërë deri më tani.

Të lidhura

None found

Ishte vendim i mirëmenduar dhe ne e marrim në marrëveshje të përbashkët. Respekti, afeksioni dhe miqësia do të mbeten gjithmonë. Prioriteti ynë është mirëqenia dhe dashuria për fëmijët tanë, që ata të rriten në një mjedis të shëndetshëm.

Me këto fjalë ne kërkojmë që të respektohet privatësia jonë në këtë kohë ndryshimi. Këto do të jenë fjalët e vetme publike, që ne do të bëjmë në të tashmen dhe në të ardhmen. Faleminderit shumë për mirëkuptimin tuaj”, përfunduan ata.

Sara dhe Iker kanë dy fëmijë nga lidhja e tyre. Ata u martuan në vitin 2016, teksa ishin dashuruar gjashtë vite më parë, në 2010, kur Sara punonte si gazetare sportive dhe ishte një nga më të njohurat në Spanjë dhe Europë.

të fundit

Horoskopi 26 Prill 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot marrëdhëniet tuaja mund të përballen me disa sfida të vogla,…

34 minutes ago

Aksident i rëndë në Lezhë, gjendet një makinë në kanal, viktimë babë e bir

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Lezhë. Një makinë është gjetur e përmbysur në kanal, në rrethana…

47 minutes ago

U përjashtuan nga gara për kryetar të PD Korçë, reagon Xhafka: Vendimi i marrë nga Kaso dhe Noka për arsye fetare

Bravaldi Xhafka, sekretar organizativ i degës Korçë është përjashtuar nga gara për kreun e Partisë Demokratike në këtë qytet, që…

1 hour ago

E rëndë në Vlorë! Një person dhunohet me shkopinj dhe sende të forta

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në qytetin e Vlortës. Ku raportohet se një person është goditur me…

1 hour ago

“Të biesh në dashuri me armikun”, publikohet për herë të parë deklarata e Kristit për Selin, fituesja e Big Brother: E nisëm me urrejtje

“Selin më pëlqente, nëse do bëja një zëvendësim do ishte që do e kisha marr te krevati im Selin… të…

2 hours ago

Erion Veliaj i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në një spital privat!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në një spital privat ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Burime bëjnë…

2 hours ago