E ardhmja e Michael Carrick si trajner i Manchester United mbetet pezull, pasi drejtuesit e klubit nuk kanë marrë ende një vendim përfundimtar mbi të ardhmen e tij.
Pas disfatës 3-0 ndaj Bournemouthit në “Old Trafford”, krerët e United kanë zhvilluar diskutime të gjata për situatën, por deri tani nuk kanë gjetur dakordësinë për hapat që duhet të ndërmerren.
None found
Chris Wheeler i Daily Mail raporton se Carrick vazhdon të jetë në pritje dhe nuk është informuar ende nëse do të largohet nga detyra.
Ndërkohë, pavarësisht pasigurisë, tekniku anglez qëndroi rreth tri orë të hënën në qendrën stërvitore “Carrington”, ku ndoqi përballjen e ekipit U21 të Manchester United kundër Hull Cityt.
Ekipi i parë i United pritet të rikthehet në stërvitje të martën, ndaj mbetet e mundur që Carrick të vijojë drejtimin e skuadrës, të paktën përkohësisht.
Klubi po vlerëson ndërkohë opsionet për zëvendësimin e tij. Eddie Howe dhe Julian Nagelsmann janë emrat që po përmenden si dy alternativat kryesore për stolin e Manchester United.
Megjithatë, drejtuesit e klubit anglez nuk kanë zgjedhur ende një kandidat të preferuar dhe vendimi për trajnerin mbetet i hapur.
Presioni mbi Carrick është i madh pas rezultateve zhgënjyese, ndërsa orët dhe ditët në vijim pritet të përcaktojnë nëse ai do të vazhdojë apo jo në krye të ekipit.
DJ Dagz ka ndarë sot me ndjekësit e tij lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të babait të tij.…
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, është përplasur në seancën e Kuvendit me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje,…
Luis de la Fuente është shpallur trajneri më i mirë i vitit në ceremoninë e Topit të Artë, duke fituar…
Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 67 vota për rezolutën që trajton vrasjen e fundit në Vitomiricë të Pejës, rastet…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kelmendi, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka ngritur çështjen e fotografive të anëtarit të…
Lamine Yamal e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të ri në ceremoninë e Topit të Artë, që…