Categories: sport

Carlos Espi vendos në shtesë, Real Madridi mposht Elchen pas një drame 2-3

Real Madridi ka siguruar tri pikë të rëndësishme në transfertën ndaj Elches, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të La Ligës.

Skuadra madrilene triumfoi me rezultatin 2-3, falë një goli të shënuar në minutat shtesë të takimit.

Të lidhura

None found

“Los Blancos” e nisën ndeshjen në mënyrë aktive dhe kaluan në avantazh në minutën e 25-të. Arda Guler ekzekutoi një goditje të lirë, ndërsa topi u devijua nga portieri vendas Matias Dituro dhe përfundoi në rrjetë si autogol.

Vetëm tetë minuta më pas, Yan Diomande shërbeu për Kylian Mbappen, i cili e çoi Real Madridin në epërsi të dyfishtë në minutën e 33-të.

Sulmuesi francez gjeti përsëri rrugën e rrjetës në minutën e 41-të, por goli nuk u akordua për shkak të pozicionit jashtë loje.

Elche reagoi fuqishëm pas pushimit dhe arriti të rikthehej në lojë. Abiel Osorio shënoi me kokë pas harkimit të Cepedës në minutën e 71-të, duke ngushtuar diferencën.

Vendasit e barazuan rezultatin në minutën e 83-të, kur Fer Nino realizoi një gol spektakolar.

Real Madridi u hodh në sulm me të gjithë forcat dhe e gjeti golin e fitores në minutën 90+1’. Carlos Espi shënoi pas asistimit të Mbappes, duke u kthyer në heroin e takimit.

Pas këtij triumfi, Real Madridi ngjitet në kuotën e 15 pikëve, ndërsa Elche mbetet në fund të renditjes me dy pikë.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

57 minutes ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

1 hour ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

2 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

3 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

3 hours ago