CTrajneri dëshiron një lojtar ekspert për çdo repart, që të përballojë Championsin sezonin e ardhshëm. Për mbrojtësin e Lacios ofertë 20-25 milionë euro.
Milani tenton të riniset nga Mario Gila. Mbrojtësi spanjoll i Lacios është objektivi i parë i Igli Tares në merkaton e verës. Investimi për blerjen e këtij lojtari është aprovuar edhe nga pronari Gerry Cardinale gjatë një vizite ditët e fundit në Milano.
None found
Cardinale ka dhënë “ok”-in për një merkato, që do të kënaqte trajnerin Allegri, sipas “La Gazzetta dello Sport”. Ai kërkon një afrim me peshë për çdo repart. Gila, 25 vjeç, ka moshën ideale për rinovimin e mbrojtjes dhe njëkohësisht ka mjaft eksperiencë në kampionatin italian dhe në arenën ndërkombëtare.
Trajneri Allegri e vlerëson profilin e spanjollit, ashtu si drejtori sportiv Tare, i cili e transferoi në Itali nga Real Madrid kur ishte te Lacio në 2022-shin. Emër tjetër për mbrojtjen është Kim i Bajernit, por ai ka një pagë shumë të lartë.
Ndryshe është situata e Gila, kontrata e të cilit skadon në 2027-ën. Milani ka gati një ofertë 20-25 milionë euro, bashkë me bonuset. Tani mbetet të shihet se çfarë rezistence do të bëjë Lotito, që nuk i lëshon lehtë lojtarët e tij. Mbrojtësi përfiton 1.1 milionë euro në sezon te Lacio.
Një tjetër emër në listën e Tares është ai i Thomas Kristensen të Udinese.
Kompanitë europiane të industrisë së mbrojtjes po forcojnë masat e sigurisë për drejtuesit e tyre të lartë, pas paralajmërimeve të…
Zhvillimet në aksidentin në punë që ndodhi në fabrikat e “Motor Oil” në Agioi Theodoroi në Greqi janë tragjike, pasi…
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se flamuri serb “herët a vonë do të valëvitet mbi Prizren”, duke rikthyer…
Të paktën 135 migrantë, mes tyre 15 fëmijë, kanë humbur jetën dhe më shumë se 116 persona rezultojnë të zhdukur…
Një seri sulmesh të dhunshme në shkollat e Polonisë ka shkaktuar alarm në vend dhe ka detyruar autoritetet të marrin…
Marrëveshja për naftën ruse ka trazuar edhe vetë republikanët e Donald Trumpit në SHBA. [...]Read More...