sport

Capello: Futbolli italian ka mbetur prapa në çdo aspekt, nuk tërheq futbollistët më të mirë

Trajneri italian Fabio Capello ka shprehur brengat e tij për situatën aktuale të futbollit italian, duke e cilësuar këtë të fundit larg me futbollin e vendeve të tjera.

Kombëtarja e Italisë nuk arriti për të dytën herë radhazi që të kualifikohet për në Kampionat Botëror, pasi që u mposht nga Maqedonia e Veriut në fazën kualifikuese.

Të lidhura

None found

Po ashtu, asnjë skuadër italiane nuk ka arritur që të prekë çerekfinalet e këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, gjë kjo e cila për Capellon nuk është gjë e mirë.

“Futbolli italian është shumë prapa të gjithëve. Topi nuk lëviz shpejtë, gjyqtarët ndalin lojën shpesh. Çdo ndërhyrje është faull, kështu që nuk ka kurrë intensitet, ekipet tona nuk dinë si të mbajnë ritmin e lojës”, tha Capello.

“Ne kemi mbetur prapa në çdo aspekt, por problemi kryesorë është që lojtarët më të mirë nuk vijnë më në Itali, kështu që nuk ka krahasime me të mirët. Mund të duhen tetë vite për ta rregulluar futbollin italian, sepse këtu secili intervenon. Sa i përket sektorit të rinjve, ata që e kanë në dorë këtë gjë duhet të marrin mësim nga Spanja, sepse aty punojnë në teknikën e lojtarëve jo në taktika”, shtoi më tej trajneri italian.

të fundit

Orinda Huta përlotet në studio, surpriza e veçantë në hapje të emisionit

“Goca dhe Gra” këtë mbrëmje përkon me festën e Halloween-it, e sigurisht që nuk mund të mungonin ‘rengjet’. [...]Read More...

10 minutes ago

Nevil Dede zbulon gjendjen e Eljon Sotës: Do të operohet në Barcelonë, ndaj Tiranës kërkojmë të jemi në nivelin tonë

Nevil DedeNevil Dede ka folur në prag të ndeshjes që Egnatia do të zhvillojë me Tiranën ditën e nesërme, sfidë…

15 minutes ago

ASH: Dimitrievski wields greater influence in the government despite having fewer lawmakers

Aleanca për Shqiptarët thotë se propozimi i ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, që 12 provime teorike të mbahen në gjuhën…

16 minutes ago

The killing of Arlinda Zekaj renews calls for resignations and reforms in the police and justice systems

Politologë e njohës të çështjeve sociale kanë kritikuar ministrat Donika Gërvalla e Xhelal Sveçla pas mos dorëheqjes së tyre pavarësisht…

17 minutes ago

You will end up like Arlinda”: Mitrovica hospital director arrested over allegations of threatening his wife

Deri para pak orësh, drejtonte Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë. Por, Gëzim Berishës, iu vendosën prangat nga Policia e Kosovës,…

17 minutes ago

Biberaj: The Democratic Party has reached its lowest point since its founding; we supported Berisha’s return, but it was not the right solution

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të kësaj force politike, Aleksandër Biberaj, ka komentuar protestën studentore, duke…

18 minutes ago