Fabio Capello dhe Ronaldo Nazario de Lima punuan me njëri-tjetrin për gjysmë viti te Real Madridi. Nga korriku 2006 deri në janar 2007, datë në të cilën braziliani u nis për në Milano. Gjashtë muaj në të cilët trajneri italian kishte kohë të shihte se sulmuesi brazilian kishte një talent të jashtëzakonshëm dhe se futbolli nuk ishte më përparësia e tij. Në një bisedë me televizionin Sky Sport, Capello kujton se si ishte marrëdhënia e tij me Ronaldon me të cilin tani ka një marrëdhënie të shkëlqyeshme.
“Talenti më i madh që kam trajnuar është Ronaldo, i pakrahasueshëm. Dhe në të njëjtën kohë ai ishte ai që krijoi problemet më të mëdha për mua në dhomën e veshjes. Ai dikur organizonte festa, çdo gjë. Një herë Van Nistelrooy më tha: mister, këtu në dhomën e zhveshjes bie erë alkool.
None found
Trajneri italian kujton që atë sezon, skuadra filloi të shkëputej dhe kjo përkonte me largimin e brazilianit drejt Milanit. “Kur Ronaldo shkoi në Milano, ne nisëm të fitonim, por nëse flasim për talent, ai ishte më i madhi, pa dyshim.”
Capello sqaroi se ai ka një marrëdhënie të mirë me Ronaldon dhe se kur takohen bisedojnë me dashuri dhe me kënaqësi.
Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…
Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…
Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…
Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…
Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…
Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…