Joao Cancelo ka marrë në mbrojtje Cristiano Ronaldon dhe Neymarin, duke theksuar se dy yjet e futbollit botëror nuk kanë asgjë për të provuar para kritikëve të tyre në Kupën e Botës 2026.
Para sfidës së Portugalisë ndaj Uzbekistanit, Ronaldo ka qenë në qendër të kritikave pas paraqitjes së tij në barazimin 1-1 ndaj Kongos.
None found
Kapiteni i Portugalisë ka shkuar tashmë në 10 ndeshje radhazi pa shënuar në turne madhorë me kombëtaren, në Kupë Bote dhe Kampionat Evropian, duke regjistruar kështu serinë më të gjatë pa gol në karrierën e tij ndërkombëtare.
Nga ana tjetër, Neymar ende nuk është aktivizuar me Brazilin në këtë Botëror për shkak të një dëmtimi në pulpë, edhe pse pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve ndaj Skocisë.
Sipas Cancelos, as Ronaldo dhe as Neymari nuk kanë nevojë të japin llogari apo të justifikohen para kujtdo.
“Nuk mendoj se Neymari apo Cristiano duhet t’i dëshmojnë diçka dikujt. Talenti i tyre dhe ajo që kanë arritur në futboll flasin vetë”.
“Të gjitha ato diskutime janë vetëm zhurmë. Si Cristiano ashtu edhe Neymari e dinë kush janë dhe çfarë përfaqësojnë për vendet e tyre”, deklaroi mbrojtësi portugez.
Kohët e fundit janë shtuar komentet se prania e Ronaldos mund të jetë më tepër një pengesë sesa ndihmë për Portugalinë, por Cancelo e hodhi poshtë prerazi këtë pretendim.
“Jemi më të bashkuar, jemi më të fortë. Po luajmë në Kupën e Botës dhe sigurisht që ka shumë zhurmë e tension, por kjo është pjesë e lojës”.
“Fokusi ynë është te skuadra. Jemi më të bashkuar se sa kur mbërritëm këtu. Nuk ka tension”.
Më tej, Cancelo e vlerësoi lart kapitenin portugez, duke thënë se ai është një model për të gjithë ekipin.
“Ai është një shembull si kapiten. Ka reaguar si një kapiten, me shumë përvojë. Dëshiron të kontribuojë dhe është model për skuadrën tonë”.
“Ai krijon hapësira me lëvizjet e tij. Statistikat e mbështesin. Ndoshta është shembulli më i madh për mënyrën se si duhet të rikuperohesh dhe të stërvitesh”.
Gjithsesi, mbrojtësi portugez pranoi se grupi ndan të njëjtën ndjenjë zhgënjimi për rezultatet dhe paraqitjet e deritanishme.
“Por kjo nuk e largon ndjenjën e frustrimit që të gjithë e kemi si ekip”, përfundoi ai./
Real Madridi e kishte refuzuar interesimin për Enzo Fernandezin, ndërsa Manchester City përfitoi nga situata dhe e finalizoi transferimin e…
Shpërthimi i vullkanit Anak Krakatau në Indonezi ka shkaktuar kaos në transportin ajror, duke lënë rreth 270 mijë pasagjerë të…
AfD ka shënuar një fitore dërrmuese në zgjedhjet në Saksoni-Anhalt, duke marrë rreth 44% të votave dhe duke dyfishuar rezultatin…
Unaza e Poshtme e Burrelit, një investim publik prej rreth 1.3 milionë eurosh, është shembur plotësisht përpara se të vihej…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 78.5 lekë dhe do shitet me…
Ish-presidenti kubanez, Raúl Castro, është shfaqur sërish në publik në moshën 95-vjeçare, më pak se një muaj pas paraqitjes së…