Mesfushori zikaltër, Hakan Calhanoglu, ka folur për “DAZN” rreth aventurës së tij tek Interi.
Sa e lehtësoi Inzghi ardhjen tënde tek Inter?
None found
“Mbaj mend që isha me kombëtaren dhe Inzaghi më mori në telefon dy tri herë. Folëm gjatë dhe planet e tij dhe të klubit më tërhoqën shumë dhe nuk mund t’i thoja jo Interit.”
Çfarë vështirësish gjetët në kalimin nga Milani tek Interi?
“Kam luajtur në shumë role, edhe si anësor, si mesfushor sulmues, tani luaj mezzala. Po mundoj të bëj më të mirën, jam një lojtar inteligjent dhe nuk mendoj se është e vështirë të jem në këtë rol, por vetëm dëgjoni trajneri dhe kuptoni se cffarë duan nga ju. Menjëherë e gjeta veten te ky ekip.”
Si është Calhanoglu në këtë rrugëtim final të kampionatit?
“Nuk më pëlqen të flas për veten time, por nëse më pyesni, them se kam dhënë më të mirën për Interin dhe për shokët e mi, kësthu mendoj. Po mundohem të jap maksimumin tim për ekipin, sepse ne duam të qëndrojmë në krye dhe statistikat vijnë vet. Jam i lumtur, por ende mund të përmirësohem.”
Jeni turku i parë që keni bërë 150 paraqitje në Serie A. E prisnit këtë?
“Po sepse doja të qëndroja këtu sa më gjatë. Më pëlqen të jetoj këtu në Itali, ju jeni të ngjashëm me ne. Jam i kënaqur me atë që kam bërë deri tani dhe dua të vazhdoj. Jam i lumtur dhe krenar që luaj tek Interi.”/ h.ll/albeu.com
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…