Categories: sport

Burnley–Bristol City, dueli i sotëm që vendos përballë Armando Brojën dhe Lorent Tolajn

Burnley dhe Bristol City do të përballen sot në orën 16:00, në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të të Championship-it anglez, kategoria e dytë për nga rëndësia pas Premier League. Në këtë takim pritet të përplasen edhe dy futbollistët shqiptarë, Armando Broja dhe Lorent Tolaj.

Të lidhura

None found

Largimi i Flemming i ka krijuar Brojës më shumë mundësi për të fituar hapësirë te Burnley dhe për të dëshmuar vlerat e tij. Në anën tjetër, Tolaj është ambientuar shpejt te Bristol City, duke regjistruar një gol dhe një asist në dy ndeshjet e fundit.

Përballja e sotme mund të ketë peshë të rëndësishme për të dy lojtarët. Nëse sulmuesi nga Malësia e Madhe shënon dhe ndihmon ekipin e tij të dalë nga kriza e rezultateve, e cila përbëhet nga 2 humbje dhe 2 barazime në kampionat, ai mund të fitojë besimin e trajnerit për vazhdimësinë. Një paraqitje e tillë do të ishte gjithashtu një sinjal pozitiv për Rolando Maran të Kombëtares, në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve në fund të shtatorit.

Ndërkohë, një tjetër paraqitje vendimtare e Tolajt, veçanërisht në duelin e drejtpërdrejtë me Brojën, mund ta shtyjë më shumë Federatën tonë të ndërmarrë hapa konkretë për të bindur sulmuesin e Bristol City. Lorent Tolaj është 24 vjeç dhe mund të zgjedhë mes Zvicrës, Shqipërisë dhe Kosovës.

të fundit

Babai pagoi 5,600 euro për El Clasicon, por ai dhe djali e panë fundin e ndeshjes në taksi

Një tifoz sllovak i Real Madridit pretendon se ai dhe djali i tij u nxorën nga tribunat e Camp Nou…

11 seconds ago

Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt nis sot në Prishtinë dhe pritet të vijojë në ditët e ardhshme

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për revoltë kombëtare për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së grave…

13 minutes ago

Katër komisione parlamentare mblidhen sot: në fokus AKI-ja, barazia gjinore dhe projektligjet për energjinë

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen katër mbledhje të komisioneve parlamentare, ku në agjendë janë raportimi i drejtorit…

13 minutes ago

Ekspertët kërkojnë mbikëqyrjen e sjelljes së Policisë gjatë protestave/ BIRN: Shpërblimi 2500 euro mund të perceptohet si miratim politik

Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se shpërblimi prej 2500 eurosh për efektivët e vijës së parë gjatë protestave rrezikon të perceptohet…

15 minutes ago

Albert Sylaj dërgohet në stacionin policor pas arrestimit në Deçan

Është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuari kyç për vrasjen e Arlinda Zekaj në Vitomiricë. Policia njoftoi se pas angazhimeve intensive…

24 minutes ago

Trump parashikon takim të afërt mes Putinit dhe Zelenskyt për negociatat e paqes

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se një takim midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky do…

24 minutes ago