Categories: sport

Broja para një viti: Dua ta kaloj Drogban

Sulmuesi shqiptar në pronësi të Chelseat, Armando Broja kishte shprehur ambiciet e tij të mëdha në futboll edhe para një viti dhe tani kur është i huazuar në Chelsea në Southampton ka filluar të jap sinjale të rëndësishme se është në rrugën e duhur për ta realizuar ëndrrën e tij.

Chelsea ka shpresa se Armando Broja mund të jetë një nga talentët e ardhshëm që ka dalë nga akademia e tyre edhe pse ai nuk e nisi në mënyrën më të mirë aventurën e tij te Southamptoni. Me dy gola të shënuar në dy ndeshjet e tij të fundit, Broja po dëshmon se i është dashur të pres dhe të durojë shumë për të nisur shpërthimin e tij.

Të lidhura

None found

“Blutë” e Londrës zgjodhën ta dërgonin Brojën në huazim, pavarësisht tre golave ​që i shënoi ​në tri ndeshje për skuadrën e trajnerit Thomas Tuchel gjatë përgatitjeve parasezonale, pas rikthimit të suksesshëm të Romelu Lukakut në klub, përcjellë KosovaPress.

Oferta e huazimit të Southamptonit u pranua shpejt me shqiptarin e lindur në Angli që zëvendësoi Danny Ings-in dhe u vendos për të konkurruar me Che Adams dhe Shane Long në fazën sulmuese. Prezenca e këtyre dy sulmuesve si dhe e Daniel Amstrongit bënë që Broja të kufizohet në paraqitjet e tij.

“Ai ishte një startues i ngadalshëm, por në tre javët e fundit është mbresëlënëse se sa shpejt mëson dhe sa shpejt dëshiron ta bëjë më mirë”, tha trajneri i Southamptonit në fillim të shtatorit.Teksti vazhdon pas reklamës

“Kam pasur disa biseda shumë serioze me të për t’i thënë se çfarë dua të shoh dhe ai ka qenë paksa i ngadalshëm, mendoj se duhet ta shtyni pak, dhe tani ai po lëviz në drejtimin që unë dua të shoh dhe definitivisht ka treguar cilësitë e tij që ka deri më tani në këtë moment. Kjo është shumë pozitive për mua.”, shtoi ai.

Nëse Broja mund të arrijë një numër dyshifror të golave ​​dhe të fitojë minuta të rregullta në bregun jugor, ai mund të kthehet te Chelsea verën e ardhshme.

Duke folur për “Goal” sezonin e kaluar, ai pranoi se ambicia e tij ishte të bëhej Didier Drogba i ardhshëm: “Unë dua të përpiqem të kaloj Drogban. Mund të mos jetë e lehtë, por ky është mentaliteti im dhe si ndihem”, kishte deklaruar Broja.

Nuk do të jetë e lehtë, por Broja ka bërë gjithçka siç duhet deri tani.

Fatkeqësisht, ai nuk do të përballet me Chelsean sonte për shkak të kushteve të marrëveshjes së tij të huazimit, ndeshje kjo e cila fillon nga ora 20:45.

të fundit

Triumf 9-1 ndaj Lensit, Fabregas paralajmëron Comon: Duhet të ruajmë përulësinë

Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…

4 hours ago

Berisha calls for opposition unity: Democrats defended students from the start of the movement

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

4 hours ago

Suspect believed to be a member of gang that defrauded elderly women arrested in Thessaloniki; €21,200 and valuables seized

Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…

4 hours ago

Dritan Goxhaj and Edison Lika released after being detained by police for refusing fines

Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…

4 hours ago

Civil Emergencies commander arrives at the scene, raising hopes for the 69-year-old’s fate: He may be found alive

Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…

4 hours ago

Berisha kërkon bashkimin e opozitës: Demokratët i mbrojtën studentët që në fillim të lëvizjes

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

4 hours ago