sport

Broja mbetet “ëndrra në sirtar” e Milanit

Armando Broja ka qenë mungesa e madhe e Shqipërisë në tre sfidat e para në kualifikueset “Euro2024”. “Bomberi” kuqezi pësoi një dëmtim të rëndë në gju, por tashmë është rikthyer në fushë, i gatshëm për të bindur trajnerin Pochettino.

Dëshira e Brojës ka qenë dhe mbetet e njëjtë, të bëj vend te Chelsea, klub ku është rritur, me të cilin ka një kontratë deri në qershor 2028. Pavarësisht këtij fakti, emri i Brojës mbetet fiks në tregun e transferimeve. Sulmuesi kërkohet jo vetëm në Premier League, por dhe në Serie A.

Të lidhura

None found

“Tuttosport” shkruan se Broja është një objektiv i Milanit në këtë merkato vere. Në fakt, Broja është një emër që lidhet në mënyrë konstante me një kalim në “San Siro”, “djalli” u përpoq ta joshte edhe gjatë verës së shkuar pasi kishte mbyllur një sezon fantastik me Southampton.

Milan nuk e ka luksin të investojë minimumi 30 milionë euro për të blerë kartonin e Brojës, por opsioni për ta transferuar në formë huazimi duket ideali për të dy klubet, gjithnjë nëse Pochettino nuk bindet gjatë fazës përgatitore.

Kujtojmë që sezonin e shkuar, përpara se të dëmtohej në dhjetor, Broja u aktivizua në 466 minuta në total, një gol dhe një asisit.

të fundit

Chelsea synon një lëvizje të bujshme në fund të merkatos, në fokus mesfushori i Arsenalit

Chelsea po shqyrton një lëvizje surprizë në orët e fundit të afatit kalimtar, teksa londinezët kanë vendosur në radar mesfushorin…

11 minutes ago

Aksidenti i rëndë në rrugën Mbrostar–Levan, 19-vjeçari ndërron jetë në Spitalin e Traumës

19-vjeçari nga Fieri, I.Sh, i cili mbeti i plagosur rëndë në aksidentin e ndodhur një ditë më parë në aksin…

14 minutes ago

Incidenti me thika në Çair, Toshkovski kërkon reagim të përbashkët nga prindërit dhe institucionet

Sipas ministrit, fëmija i plagosur është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe po lufton për jetën.“Një person aktualisht është…

17 minutes ago

Fatos Lubonja: Rama është padrino, ndërsa Agasi koordinatori, në shtator do të ketë më shumë qytetarë në protestë

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend, duke ndalur te protesta e qytetarëve që sot…

20 minutes ago

Njëmbëdhjetë shtete të BE-së kërkojnë heqjen e vetos në politikën e jashtme: “Legjitimitet ka, por fuqi jo

11 vendet të BE-së, mes të cilave Austria, Franca e Gjermania po kërkojnë reformimin e mënyrës së vendimmarrjes në politikën…

21 minutes ago

Egnatia afron sulmuesin 19-vjeçar nga kampionati grek

Deivid HoxhaDeivid Hoxha është futbollisti më i ri i Egnatias [...]Read More...

29 minutes ago