Kombëtarja braziliane mori fitoren e tretë radhazi në Kupën e Botës, pasi e kaloi Skocinë me rezultatin e pastër 3-0 dhe e dëshmoi edhe një herë formën e saj të lartë në grup.
Ndeshja nisi në mënyrë ideale për Brazilin, i cili kaloi në avantazh që në minutën e tetë. Vinicius Junior përfitoi nga një gabim i rëndë i mbrojtësit skocez dhe futbollistit të Dinamo Zagrebit, Kieran McKenna, që humbi topin gjatë përpjekjes për të ndërtuar një aksion nga prapavija. Sulmuesi brazilian u tregua i saktë përballë portierit dhe shënoi për 1-0.
None found
Pak më vonë, në minutën e 23-të, Vinicius mendoi se kishte realizuar edhe golin e dytë personal, pasi i rrëmbeu topin Jack Hendry-t dhe e dërgoi në rrjetë, por pas ndërhyrjes së VAR-it, goli u anulua për faull në sulm.
Gjithsesi, ylli i Brazilit nuk mbeti gjatë pa golin e dytë. Në minutën e katërt të kohës shtesë të pjesës së parë, Casemiro harkoi saktë në zonë, ndërsa Vinicius e finalizoi lehtësisht për 2-0.
Para pushimit, Brazili ishte shumë pranë edhe golit të tretë, por Angus Gunn reagoi mirë në një situatë një me një ndaj Rayan.
Pas rifillimit, Skocia tentoi të futet në lojë dhe rrezikoi kryesisht nga goditjet standarde. Mundësia më e mirë erdhi në minutën e 49-të, kur Scott McTominay goditi me kokë nga afërsia, por Alisson ishte aty për të ndalur topin.
Fati i takimit u vendos përfundimisht në minutën e 60-të. Pas një aksioni të ndërtuar bukur, Bruno Guimaraes shërbeu për Matheus Cunha, i cili shënoi pa probleme për 3-0.
Edhe në minutën e 64-të, Alisson vazhdoi të ishte i pakalueshëm, duke pritur një tjetër goditje të rrezikshme me kokë nga McTominay.
Në minutën e 78-të, Neymar hyri në fushë dhe mori ovacione të mëdha nga tifozët e pranishëm. Një minutë më pas, Vinicius humbi shansin për të kompletuar tregolëshin, ndërsa në fund edhe Neymar provoi të gjente golin, por u ndal nga Angus Gunn.
Në çastet e fundit, Alisson bëri edhe një tjetër pritje vendimtare ndaj McTominay, duke e mbajtur portën të paprekur dhe duke konfirmuar suksesin e merituar 3-0 të Brazilit.
Në Rusi janë mbyllur votimet për zgjedhjet parlamentare, në një proces që pritet të konfirmojë edhe një herë dominimin politik…
Edhe sonte, qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke vazhduar protestat kundër aktgjykimit të Dhomave të…
Buletinet e policisë çdo ditë janë të mbushura me raste të dhunës në familje. Në 5 muajt e parë të…
Moderatorja e njohur shqiptare, Nevina Shtylla, ka ndarë me ndjekësit një nga lajmet më të bukura të jetës së saj.…
Aktgjykimi i Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ka hapur një kapitull të ri…
Drita ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Dukagjinit, duke triumfuar 2-1 në stadiumin “13 Qershori” në Klinë, në…