sport

Botërori 2026 rrezikon të digjet nga vapa, a do lëvizë FIFA?

Ndërsa bota pret spektaklin e Kupës së Botës 2026, një tjetër diskutim ka marrë hov dhe nuk ka të bëjë me kombëtaret favorite, por me… oraret e ndeshjeve. Arsyeja? Vapa ekstreme që pritet të godasë disa prej qyteteve pritëse në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

FIFPro, sindikata që përfaqëson mijëra futbollistë profesionistë në mbarë botën, ka ngritur zërin për atë që e cilëson si rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin e lojtarëve. Miami, Monterrey, Kansas City, Orlando dhe të tjera qytete ku temperaturat në mesditë arrijnë kulmin, janë në qendër të vëmendjes. Sipas ekspertëve, zhvillimi i ndeshjeve në këto kushte mund të çojë në probleme serioze shëndetësore për futbollistët, nga dehidratimi ekstrem deri tek goditjet e të nxehtit.

Të lidhura

None found

“Na duhet një zgjim real,” u shpreh Alexander Bielefeld nga FIFPro, duke iu referuar përvojës së Kupës së Klubeve ku ndeshjet në kushte ekstreme patën ndikim të ndjeshëm.

Madje, disa ekspertë kanë shkuar më larg. Profesori britanik Mike Tipton ka sugjeruar që finalja e Botërorit të zhvillohet që në orën 9 të mëngjesit, një orar i pazakontë për futbollin, por ndoshta i domosdoshëm për të shmangur rrezikun.

Ndërkohë, FIFA hesht. Por presioni po rritet. Në një kohë kur shëndeti i lojtarëve përplaset me interesat komerciale dhe të drejtave televizive, bota e futbollit po pret të shohë: do të zgjedhë FIFA freskinë e përgjegjësisë apo vapën e kompromisit?

Tags: Boterorivapa

të fundit

Mourinho i propozon Real Madridit mesfushorin që dëshiron ta transferojë

Real Madridi e ka identifikuar, mesfushorin 27-vjeçar të Arsenalit, Martin Zubimendi, si objektivin e tyre kryesor për të forcuar mesfushën…

9 minutes ago

Grabitet në Vjenë gjerdani me 673 diamante që i përkiste Mbretëreshës Nazli

Një gjerdan i çmuar me qindra diamante, që dikur i përkiste Mbretëreshës Nazli të Egjiptit, është vjedhur nga një muze…

14 minutes ago

Rekord i ri në Kanalin e Panamasë, anija paguan 5.3 milionë dollarë për kalim të përshpejtuar

Një anije që transportonte gaz të lëngshëm nafte ka paguar një shumë rekord prej 5.3 milionë dollarësh për të siguruar…

15 minutes ago

Tensione të forta në Ceuta/ Banorët tentojnë të ndalojnë ushqimet për migrantët dhe djegin çadrat

Situata në enklavën spanjolle të Ceutës është përshkallëzuar ndjeshëm, ndërsa kriza e emigracionit vijon të shkaktojë tensione të forta mes…

15 minutes ago

Zjarri përfshiu banesën/ Tragjedia në familjen shqiptare në SHBA, 3 fëmijë humbën jetën, fqinjët të shokuar: Fatkeqësi e madhe

Një tragjedi e rëndë goditi një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës. Tre fëmijë humbën jetën si pasojë e një…

17 minutes ago

Dogana zbulon mbi 54 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare të Kullës

Dogana e Kosovës ka zbuluar mbi 54 mijë euro mjete monetare të padeklaruara gjatë kontrollit të një automjeti në pikën…

19 minutes ago