Bota e sportit, është në zi pasi ka ndërruar jetë Aleks Zanardi. Ish-piloti italian i Formula 1, vdiq në moshën 59-vjeçare. Në Itali, Zanardi mbahet mend si një shembull motivimi. I lindur në Bolonja, ia doli që në vitin 1991 të garonte në Formula 1.
Ish-piloti kujtohet për garat e tij me Kart. Më 15 shtator të vitit 2001 ishte dita tragjike, kur humbi kontrollin e makinës. Aksidenti i rëndë bëri që të humbiste dy këmbët, ndërsa dhe pse në gjendje të rëndë ia doli të mbijetonte.
None found
Ishte si një mrekulli për Zanardin asokohe. Ky i fundit nuk u dorëzua, por vazhdoi të qëndronte pranë botës së sportit. Jeta e përplasi me një tjetër ngjarje të rëndë, pasi më 19 qershor 2020 në një event me atletë paralimpikë çiklistë, Zanardi humbi kontrollin dhe u përplas duke pësuar dëmtime të rënda. Rreth 6 vite më vonë mbylli sytë përgjithmonë.
“Me hidhërim të thellë familja njofton ndarjen nga jeta të Alesandro Zanardit, e cila ndodhi papritur mbrëmjen e djeshme, 1 maj. Aleks ndërroi jetë në paqe, i rrethuar nga dashuria e familjes së tij. Familja falenderon sinqerisht të gjithë ata që kanë treguar mbështetje në këto orë dhe kërkon respekt për pikëllimin dhe privatësinë e tyre në këtë kohë zie”, ishte informacioni i shpërndarë nga familja e tij.
Një grup agjentësh eksperimentalë të inteligjencës artificiale të OpenAI dyshohet se dolën jashtë mjedisit ku po testoheshin dhe morën kontrollin…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha sot se mbështetja e qeverisë së Kosovës për familjet e cenueshme do të shtohet…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas ceremonisë së varrimit të ish-komandantit serb të dënuar për krime lufte, Ratko…
Trajnerja kosovare Elena Sadiku është nominuar për “Topin e Artë”, duke u përfshirë në garën për çmimin e trajneres më…
Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është prangosur nga policia greke në qytetin e Patrës, në zbatim të…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka uruar 35-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut,…