Tashmë janë kompletuar katër skuadrat që kanë siguruar biletën e kualifikimit përmes playoff-it në Kupën e Botës 2026 që do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Kosova fatkeqësisht nuk ia doli të bëjë realitet ëndrrën e madhe, pasi në ‘Fadil Vokrri’ u mposht me rezultat minimal 1-0.
None found
Befasia më e madhe e mbrëmjes ndodhi në Zenicë, aty ku Bosnja e shokoi Italinë, duke e eliminuar atë pas triumfit në penallti.
Ndeshja pas 120 minutave kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1-1, ndërsa që nga minuta e 41-të, ‘Azurrët’ ishin me një lojtar më pak, pasi Alessandro Bastoni ishte ndëshkuar me karton të kuq.
Me penallti u vendos fituesi edhe në duelin tjetër mes Republikës Çeke dhe Suedisë.
Ndeshja pas 120 minutave atje kishte përfunduar me rezultat 2-2 ndërsa në penallti më të mirë ishin çekët duke fituar 3-1.
Kualifikimin ndërkohë e siguroi edhe kundërshtari i Kosovës në ciklin kualifikues Suedia.
Suedezët u treguan gjakftohtë në shtëpi duke triumfuar ndaj Polonisë me rezultat të ngushtë 3-2, në atë që u përshkrua si një triler i vërtetë.
Heroi i suedezve në këtë ndeshje ishte padyshim ylli i Arsenalit, Viktor Gyokeres, i cili realizoi golin e tretë dhe atë të kualifikimit në minutën e 88-të të ndeshjes.
Dashi Ndikimi i Neptunit do sjelle shume turbullira sot ne jetën tuaj sentimentale. Ka rrezik qe disa te kalojnë një…
Aktorja Mariana Kondi ka ndarë një rrëfim të fortë personal, duke folur hapur për raportin me të atin dhe figurën…
Autoritetet arabe kanë njoftuar se porti i Khor Fakan, në bregun lindor të Emirateve të Bashkuara Arabe, pranë hyrjes së…
Gjatë darkës që Vëllai i Madh i ka organizuar banorëve të Big Brother VIP 5, Mateo ka surprizuar banorët duke…
Një 68-vjeçar nga Durrësi ka humbur jetën sot në orët e para të mëngjesit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”,…
Një penallti e shndërruar në gol nga Akturkoglu në minutën 101, vendosi derbin e zjarrtë të Stambollit mes Fenerbahçes dhe…