Javier Tebas, presidenti i Ligës Kombëtare të Futbollit profesionist në Spanjë, hedh hije të forta dyshimi mbi arsyet e largimit të Lionel Messit nga Barcelona. Në një intervistë të fundit, ku fillimisht fillimisht e pranoi se largimi i “yjeve” nga LaLiga, si Ronaldo e Messi, e kanë dobësuar kampionatin spanjoll.
None found
Largimi i Messit, jo për arsye ekonomike: “Largimi i tij mund të ishte parandaluar. E kam diskutuar personalisht me Laportan dhe dhe me Bordin e tij të Drejtorëve. Kërkoheshin zgjidhje, nëse motivi ishte ekonomik. Nëse ka qenë për një arsye tjetër, nuk mund ta vlerësoj më. Mendoj se sezonin e ardhshëm, me shifrat që jep Barça, do ta shohim më qartë nëse Messi me të vërtetë mund të kishte qëndruar apo jo. Edhe pse unë respektoj vendimin e klubit, gjërat duhet të tregohen siç janë.
Lidhja me ofertën e CVC: “Nuk ishte një vendim ekonomik. E di me siguri. Nëse Laporta kishte shtrënguar duart me Messin, ndodhi sepse për një muaj ai kishte pranuar ofertën e CVC. Për më shumë se një muaj ishte në favor të marrëveshjes. Kjo është arsyeja pse ai tha se gjërat po shkonin mirë. Madje më telefonoi dy herë për të përshpejtuar operacionin me CVC, sepse Messi po nervozohej. Klubi u pajtua me marrëveshjen për shumë javë dhe në 72 orët e fundit gjithçka u prish. Ishte një vendim me ndikim nga Ferran Reverter tek Joan Laporta dhe mjedisi i tij. Mendoj se është i lidhur ngushtë me mjedisin e Superligës dhe me strategjinë që po ndjek edhe Reali i Madridi.” /SuperSport/
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…