sport

Boehly me mesazh direkt për tifozët e Chelseat

Bashkëpronari i Chelseat, Todd Boehly u ka kërkuar tifozëve të qëndrojnë të durueshëm dhe të presin që projekti afatgjatë i klubit të realizohet.

Që nga ardhja e tij në Stamford Bridge së bashku me Clearlake Capital, Boehly ka funksionuar si kryetar dhe ka mbikëqyrur një rënie drastike në rezultate.

Klubi londinez përfundoi në vendin e 12-të sezonin e kaluar dhe e gjeti veten në vendin e 11-të këtë vit, dhe tifozët e frustruar i kanë bërë të njohura ndjenjat e tyre me thirrjet kundër Boehly gjatë ndeshjeve.

Duke folur për Forbes, Boehly pranoi frustrimin aktual në tribuna, por këmbënguli se rruga përpara është të mbetet e përkushtuar ndaj projektit.

“Thjesht duhet ta lëmë procesin të zhvillohet dhe t’u japim atyre kohë që të kalojnë nga të qenit lojtarë individualë të pabesueshëm me aftësi të mëdha për t’u bashkuar në një ekip”, pohoi Boehly.

“Lajmi i mirë është se njerëzit kujdesen kaq shumë. Dhe lajmi i keq është se njerëzit kujdesen kaq shumë. Kjo çon në raste kur ata janë të frustruar me ekipin dhe pronarët. E kuptoj këtë, por ne thjesht duhet të vazhdojmë të qëndrojmë në planin tonë”.

Si pjesë e një marrëveshjeje unike me bashkëpronarët e tij, Boehly pritet të hiqet nga pozicioni i tij si kryetar në vitin 2027.

Sipas marrëveshjes, Boehly dhe Clearlake do të kenë secili mundësinë për të diktuar identitetin e kryetarit çdo pesë vjet, me Boehly që punëson veten për mandatin e parë dhe Clearlake pritet të aktivizojë opsionin e tyre për të bërë një ndryshim. /Telegrafi/

të fundit

Ronaldo e paguan gjobën e Portugalisë në vetëm 39 sekonda

Cristiano Ronaldo është dënuar me 30 ditë pezullim dhe një gjobë prej 255 eurosh nga Federata Portugeze e Futbollit (FPF),…

5 hours ago

MEP Strolenberg condemns violence against protesters in Albania: Rama does not listen and will not change his position

Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg ka ngritur në Parlamentin Europian çështjen e dhunës së policisë ndaj studentëve protestues në Shqipëri, duke…

5 hours ago

Shooting near a mosque in Ohio leaves one person dead

Një person ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri në Ohio, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. [...]…

5 hours ago

Greek education rises in protest: teachers, pupils and students warn of strikes

Në një javë protestash të fuqishme hyn edhe arsimi publik në Greqi me mësues, nxënës, studentë dhe prindër që kërkojnë…

5 hours ago

Zahir Pajaziti’s brother recalls their mother’s advice: “Get married, or later the girls won’t want you

Bajram Pajaziti, vëllai i heroit Zahir Pajaziti, ka ndarë një rrëfim interesant për një bisedë mes Zahirit dhe nënës së…

5 hours ago

Bajram Pajaziti recounts Zahir’s passions: from reading and music to football

Bajram Pajaziti, vëllai i heroit Zahir Pajaziti, ka folur për pasionet e këtij të fundit. Ai ka treguar se Zahiri…

5 hours ago