Karriera e Rhian Brewster nuk arriti asnjëherë majat ani pse ai premtoi shumë në fillimet e tij si lojtar i Liverpoolit nën urdhrat e Jurgen Klopp.
Brewster fillimisht e nisi tek akademia e Chelseat, para se të transferohej tek Liverpooli në 2015 për shumën e 250 mijë eurove.
None found
Ishte pikërisht ai vit kur Klopp bëri kalimin e tij tek Liverpooli, për të filluar pothuajse një dekadë plot suksese në Angli.
Në fakt, Brewster atëherë 15-vjeçar, luajti dy ndeshje në ditën e parë të Kloppit si trajner i Liverpoolit.
Sipas The Athletic, Brewster luajti 50 minuta për Liverpool U16, para se më vonë të futej në lojë nga banka për Liverpool U18 dhe pati një paraqitje të mirë e cila kapi syrin e Klopp.
Sidoqoftë, përkundër faktit që u vlerësua lart nga Klopp, Brewster dështoi që të mbushë pritshmëritë tek Liverpooli dhe arriti të bëjë vetëm katër paraqitje në ‘Anfield’, duke mos arritur të gjejë golin gjatë asaj kohe.
Këtë verë, Brewster u largua përfundimisht nga Liverpooli pasi iu bashkua Sheffield Unitedit për shumën e 18 milionë eurove, e cila mund të mbërrijë deri në 23 milionë euro në total.
Në 75 ndeshje për Sheffieldin, Brewster e ka gjetur golin vetëm në pesë raste dhe ka shënuar vetëm një në 18 muajt e fundit për shkak se lëndimet e kanë lënë jashtë fushave për një kohë të gjatë. /Telegrafi/
Mirlind Daku Një intervistë e dhënë për “SovSport”, media ruse, ka mjaftuar që të dalin prapaskena interesante nga Mirlind Daku…
Agjencia e lajmeve “Reuters”, i ka kushtuar një artikull të gjera protestave në disa vende të Evropës, mes tyre edhe…
Vetëm golat nuk ishin të mjaftueshëm. Pavarësisht gjithë golave të tij të shumtë, Kylian Mbappe u detyrua të kënaqej me…
Qeveria e Kosovës do të mbajë të mërkurën mbledhjen e tetë, me fillim në orën 08:00, ku në rend dite…
Liverpooli ka nisur përgatitjet për një largim të mundshëm të Alexis Mac Allisterit gjatë verës së ardhshme, ndërsa interesimi i…
Prokurorët publikë po zgjedhin sot drejtues të ri të Zyrës së Prokurorit Publik Themelor për Ndjekjen e Krimit të Organizuar…