Categories: sport

Bleart Tolaj sqaron situatën: Jam lojtar i Gjilanit, por do ta ndihmoj Ballkanin në dy ndeshje evropiane

Pas disa ditësh polemikash dhe paqartësish për të ardhmen e tij, Bleart Tolaj ka dalë me një reagim publik, ku ka marrë mbi vete përgjegjësinë për situatën e krijuar dhe ka bërë të ditur se zyrtarisht i përket Gjilanit, ndërsa me pajtimin e të gjitha palëve do të luajë edhe dy ndeshje në Evropë me Ballkanin.

Të lidhura

None found

Sulmuesi, i cili për disa ditë ishte në qendër të diskutimeve në opinionin sportiv në Kosovë, ka vendosur të japë sqarimin e tij lidhur me ngjarjen që shkaktoi shumë debat në futbollin kosovar.

Paqartësia nisi në momentin kur Gjilani e prezantoi zyrtarisht Tolajn si afrim për sezonin e ri, ndërsa jo shumë kohë më pas Ballkani njoftoi se kishte rinovuar kontratën me të. Këto dy komunikata zyrtare prodhuan konfuzion të madh dhe nxiten reagime të shumta nga tifozët dhe komentuesit e futbollit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Tolaj ka kërkuar mirëkuptim nga publiku, duke pranuar se konfuzioni i krijuar është përgjegjësi e tij dhe duke nënvizuar se në asnjë moment nuk ka synuar të krijojë vështirësi për ndonjërin prej klubeve.

Ai ka sqaruar se është zyrtarisht futbollist i Gjilanit, por se me mirëkuptimin e të gjitha palëve do të aktivizohet me Ballkanin në dy ndeshjet e ardhshme të Ligwn e Konferencës, përpara se t’i bashkohet plotësisht skuadrës gjilanase.

Po ashtu, sulmuesi ka shprehur falënderim të veçantë për Ballkanin, duke vlerësuar drejtuesit, stafin, bashkëlojtarët dhe tifozët për mbështetjen e deritanishme, ndërsa mirënjohje ka shprehur edhe për Gjilanin për besimin që i është dhënë.

Postimi pa ndërhyrje i Bleart Tolaj

Dua t’i drejtohem opinionit publik për të sqaruar situatën që është krijuar ditëve të fundit rreth meje.

Së pari, dua të bëj të qartë se unë zyrtarisht jam lojtar i Gjilanit. Jam i lumtur për këtë hap në karrierën time dhe i përkushtuar maksimalisht për të dhënë gjithçka për fanellën e klubit.

Ndjej obligim ta pranoj se përgjegjësia për konfuzionin e krijuar bie mbi mua. Më vjen keq që situata u zhvillua në këtë mënyrë dhe që krijoi paqartësi në opinion. Nuk kam pasur asnjëherë qëllim të krijoj polemika apo të vendos ndonjë klub në një pozitë të vështirë.

Ballkani, duke e parë situatën e krijuar dhe duke menduar mbi të gjitha për të mirën time dhe vazhdimësinë e karrierës sime, ka treguar mirëkuptim dhe më ka liruar. Ky është një veprim që e vlerësoj jashtëzakonisht shumë dhe do t’i jem gjithmonë mirënjohës klubit, drejtuesve, stafit, bashkëlojtarëve dhe tifozëve për gjithçka që kemi përjetuar së bashku.

Me mirëkuptimin e të gjitha palëve, do të angazhohem për ta ndihmuar Ballkanin në dy ndeshjet e radhës në Conference League. Pas përfundimit të këtij angazhimi, do t’i bashkohem plotësisht Gjilanit, ku do të jem i fokusuar maksimalisht për të dhënë më të mirën dhe për të justifikuar besimin që më është dhënë.

Falënderoj sinqerisht të dy klubet për korrektësinë dhe respektin që kanë treguar ndaj meje. Ballkani do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time dhe jam i bindur se marrëdhënia jonë do të mbetet gjithmonë e bazuar në respekt, mirënjohje dhe miqësi. Do të mbesim gjithmonë miq, duke i uruar njëri-tjetrit vetëm suksese në rrugëtimin tonë.

Kërkoj mirëkuptim nga të gjithë për situatën e krijuar dhe shpresoj që me këtë sqarim të mbyllet çdo keqkuptim. Tani fokusi im është vetëm te futbolli, puna dhe respektimi i çdo detyrimi që kam marrë përsipër.

Faleminderit për mbështetjen.

të fundit

Kurti: Dakordimi me LDK-në mbetet në fuqi, por rrethanat kanë ndryshuar

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti…

9 minutes ago

The Video That Astonished Canada: Floating Island Appeared on Lake Before Moving Away

Një ishull lundrues, i mbuluar me bimësi dhe me përmasa rreth dy hektarë, ka shkaktuar habi në Kanada, pasi u…

17 minutes ago

Clash between brothers in Korçë: one injured with an axe, the other arrested within minutes

KORÇË – Një konflikt mes dy vëllezërve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre mbrëmjen e sotme në lagjen…

18 minutes ago

After Two Hours Surrounded by Protesters, Rama Leaves the Prime Minister’s Office Under Heavy Security

Pas dy orësh rrethuar nga protestuesit në Kryeministri, Edi Rama është larguar nga zyra sapo qytetarët janë zhvendosur për të…

18 minutes ago

Kurti: Six LDK lawmakers are pushing Kosovo toward its fourth election in two years

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe…

19 minutes ago

Prosecutor’s Office Seeks Detention of 19-Year-Old Suspected of Stabbing a Minor

Prokuroria Themelore Publike në Shkup lëshoi Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër një personi 19-vjeçar të dyshuar për kryerjen…

20 minutes ago