Në Kroaci janë tërbuar dhe nuk mund të pajtohen me vendimin e (UEFA) për të luajtur ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian mes Bjellorusisë dhe Zvicrës në Serbi.
Për mediat kroate nuk është aspak e qartë sesi UEFA e ka marrë vendimin që Bjellorusia si mikpritëse të luajë ndeshjen në Serbi.
None found
Për shkak të situatës politike në Bjellorusi, do të presë duelin e turit të parë të Grupit I në stadiumin Karadorde më 25 mars në orën 18:00.
Mediat kroate janë në habi se si është e mundur që për shkak të “të shkuarës” nga dueli me Serbinë në kampionatin botëror, ta luajnë ndeshjen në një terren neutral në Serbi.
“Pas përleshjeve dhe mallkimeve të rënda, zviceranët do të luajnë kundër Bjellorusisë në Serbi të të gjitha vendeve”, shkruan gazeta Veçernji list.
“24sata.hr” thotë se “vendimi i UEFA-s është përtej çdo arsyeje”, duke tërhequr vëmendjen se politika do të dalë sërish në plan të parë, aq më tepër që në kombëtaren e Zvicrës janë shqiptarët Granit Xhakai cili ka lindur në Kosovë.
“Tportal” shkruan se vendimi i UEFA-s është i pamenduar dhe i çuditshëm dhe se ndeshja në Serbi duhet të anulohet sa më parë. /G.D albeu.com/
Të mërkurën e kësaj jave, një person u qëllua për vdekje me armë zjarri në qytetin e Suharekës. Viktima dyshohet…
Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në vendin e tij të punës, në një fermë për…
E rrallë, por ndodh që nga Federata Shqiptare e Futbollit të zyrtarizohet një premio. Bëhet fjalë pikërisht për suksesin në…
Qytetarët mund të regjistrojnë fletobligacione nga emetimi i katërt deri më 1 dhjetor, në filialet dhe ekspoziturat e bankave afariste…
Kosova rrezikon të përballet me ndërprerje të energjisë elektrike edhe këtë dimër. Prodhimi vendor nuk mjafton për ta mbuluar kërkesën,…
Në kuadër të Ditës së Alfabetit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një bashkëbisedim me të rinj nga treva të…