Milot Rashica do të jetë jashtë fushës për afërsisht një muaj, pasi pësoi lëndim në ndeshjen e Kosovës ndaj Austrisë, të zhvilluar më 4 tetor.
Futbollisti kosovar u zëvendësua në minutën e 88-të, pasi ndjeu shqetësime në kofshë. Pas kthimit te Besiktasi, ai iu nënshtrua kontrolleve të specializuara mjekësore.
None found
Sipas klubit, analizat e kryera nga ekipi mjekësor, së bashku me rezonancën magnetike në spitalin Acıbadem Altunizade, evidentuan një tërheqje dhe gjakderdhje në pjesën e sipërme të muskulit të kofshës.
“Pas rikthimit në vendin tonë të lojtarit tonë Milot Rashica, i cili nuk mundi ta vazhdonte ndeshjen për shkak të një lëndimi në kofshë të pësuar në minutën e 88-të të ndeshjes së Kombëtares së Kosovës kundër Austrisë më 4 tetor 2026, vlerësimi i kryer nga stafi ynë mjekësor dhe rezonanca magnetike e realizuar në spitalin Acıbadem Altunizade zbuluan një tërheqje dhe gjakderdhje në muskulin e pjesës së sipërme të kofshës. Trajtimi për lojtarin tonë ka nisur nga stafi ynë mjekësor”, njoftoi klubi.
Për pasojë, Rashica pritet të humbasë disa ndeshje të Besiktasit gjatë periudhës së rikuperimit, e cila parashikohet të zgjasë rreth një muaj.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…