Fenerbahçe dhe Besiktasi do të matin forcat të shtunën në derbin e njohur të futbollit turk, me sfidën që do të nisë në orën 19:00.
None found
Një prej futbollistëve të Fenerbahçes që e njeh këtë përballje është edhe Vedat Muriqi. Sulmuesi i Kosovës pritet ta luajë këtë ndeshje në një moment të mirë personal, pasi prej rikthimit të tij gjatë kësaj vere ka shfaqur formë pozitive.
Në gjashtë paraqitje të zhvilluara në eliminatoret e Ligës së Kampionëve dhe në Superligën e Turqisë, Muriqi ka realizuar tri gola dhe ka dhënë një asistim.
Mediumi turk Milliyet e ka përfshirë atë mes katër lojtarëve të Fenerbahçes që kanë përvojë të mëparshme në përballjet me Besiktasin.
Derbi i së shtunës do të ketë një rëndësi të veçantë për Muriqin, pasi do të jetë ndeshja e tij e parë ndaj rivalit nga Stambolli pas gjashtë vitesh.
Takimi i fundit i tij me fanellën e Fenerbahçes kundër Besiktasit ishte zhvilluar para largimit nga klubi në vitin 2020, pikërisht ndaj kësaj skuadre.
Përballja e 19 korrikut 2020 përfundoi 2-0 në favor të Beshiktashit, ndërsa Muriqi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 25-të, duke e lënë Fenerbahçen me dhjetë lojtarë.
Megjithatë, sezoni 2019/20 i kishte sjellë edhe një kujtim pozitiv sulmuesit kosovar në duelin kundër Besiktasit. Në ndeshjen e parë mes dy ekipeve, Fenerbahçe fitoi 3-1 dhe Muriqi shënoi golin që përcaktoi rezultatin përfundimtar.
Pas gjashtë vitesh, ai është gati të përjetojë sërish këtë derbi, tashmë në një etapë tjetër të karrierës së tij me klubin turk.
Muriqi u transferua te Fenerbahçe këtë verë nga Mallorca, duke nisur periudhën e dytë të tij në një prej skuadrave më të mëdha të Turqisë.
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e gjithë vendit janë evidentuar…
Tim Civeja po kalon një sezon pozitiv në Bundesliga 2 të Gjermanisë, ndërsa të shtunën ka realizuar një gol spektakolar…
LIVEEgnatia 0 – 0 Vora1’ – Nis sfida në Rrogozhinë, shkelmohet topi në Egnatia – Vora [...]Read More...
Përballë protestave me molotovë e zjarr, që përfshinë kryeqytetin në fundjavë dhe që do të vijojnë, Partia Socialiste dhe Partia…
Leon Frokaj ka vazhduar me paraqitje pozitive në kampionatin zviceran, duke gjetur sërish rrugën drejt rrjetës në fitoren e thellë…
Protestat kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit shqiptar kanë kaluar kufijtë e Shqipërisë, duke u…