Gjiganti turk Besiktas, përmes një njoftimi zyrtar ka njoftuar se ata kanë përjashtuar nga ekipi pesë lojtarë të ekipit të parë, për shkak të ‘paraqitjeve të dobëta’ të tyre.
Pesë lojtarët që janë përjashtuar nga skuadra janë Vincent Aboubakar, Eric Bailly, Rachid Ghezzal, Jean Onana dhe Valentin Rosier.
Aboubakar ka qenë një lojar shumë i rëndësishëm për ekipin turk gjatë viteve të fundit dhe është kapiten i kombëtares së Kamerunit. Ai ka shënuar 17 gola në 28 ndeshje në elitën e futbollit turk, që prej se u transferua nga Al-Nassr gjatë afatit kalimtar të janarit.
Eric Bailly në anën tjetër iu bashkua klubit nga Stambolli këtë verë pas një aventure me Manchester United, ndërsa ish-lojtari i Leicesterit, Rachid Ghezzal, së bashku me Jean Onana dhe Valentin Rosier janë emra që po ashtu kanë kontribuar në ekip dhe nuk pritej që të përjashtoheshin.
Nën menaxhimin e Riza Calimbay, “Shqiponjat e Zeza” kanë grumulluar vetëm një pikë nga pesë ndeshjet e tyre në Ligën e Konferencës deri më tash këtë sezon dhe momentalisht gjenden jashtë top katërshes në Super Ligën e Turqisë.
Ndeshja e tyre e ardhshme do të jetë ndaj Luganos në udhëtim e cila njëheresh do të jetë e fundit në Evropë për sezonin 2023/24 dhe më pas do të përballen me Çaykur Rizespor në ligë vikendin e ardhshëm. /Telegrafi
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot mund të ndiheni më të lidhur emocionalisht me partnerin apo…
Dita e nesërme pritet të shoqërohet me rreshje intensive shiu në qytetin e Durrësit. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për…
Çmimi i Bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë, ka rënë nën nivelin e 53,300 eurove, duke shënuar një nga…
Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar Iranin se Trump 'ka shumë opsione' përveç diplomacisë. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë…
Nuk ka një ditë të qetë për Cristiano Ronaldon, as për ditëlindje. Pavarësisht se u kthye në stërvitje me Al…
Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka deklaruar se kryeministri Rama ka tentuar dy herë ta bindte të bëhej me…