Besëlidhja ka bërë zyrtare përforcimin e radhës, teksa përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka konfirmuar afrimin e Lucian Radu. Futbollisti 20-vjeçar, i cili aktivizohet si mesfushor ofensiv, vjen nga skuadra moldave FC Zimbru Chisinau.
Lojtari i ri i ekipit lezhjan është gjithashtu pjesë e përfaqësueses Moldavia U-21.
None found
“KF Besëlidhja ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e mesfushorit moldav Lucian Radu, i cili bashkohet zyrtarisht me klubin tonë.
20-vjeçari vjen nga klubi FC Zimbru Chișinău dhe është gjithashtu pjesë e Moldovisë U-21, duke sjellë energji, cilësi dhe potencial të madh për mesfushën tonë.
I urojmë Lucianit suksese me fanellën e Besëlidhjes dhe shumë momente të bukura së bashku! Mirë se erdhe në Lezhë, Lucian!”, ka shkruar klubi i Besëlidhjes.
Pas ngjitjes në Kategorinë e Parë, skuadra veriore ka si objektiv Superioren, edhe pse rruga drejt elitës së futbollit shqiptar mbetet ende me pengesa.
Sondazhet e para pas daljes nga qendrat e votimit (exit poll) në Izrael tregojnë se nuk ka një fitues të…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestat studentore, duke vënë në pikëpyetje nëse ajo që ai e cilëson si…
Vora - Vllaznia VORA 0-0 VLLAZNIA“Abissnet Superiore”: Java 9-tëStadiumin: “FK Vora”Arbitër: Kreshnik Cjapi FORMACIONET ZYRTARE:VORA: Harizaj; Zuna, Shehi, Shiba, Dionellis, Kashari,…
Kategoria e ParëKanë nisur 5 ndeshjet e sotme të Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 8-të, të gjitha…
Real Madridi po planifikon një tjetër goditje të madhe në tregun e transferimeve, me yllin e Arsenalit, Bukayo Saka, që…
Gjykata Administrative e Apelit ka pezulluar vendimin e Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë për bojkotin e proceseve gjyqësore. Vendimi i…