Besëlidhja ka bërë zyrtarizimin e Festim Alidemës si përforcimin më të ri të skuadrës. Sulmuesi 28-vjeçar, i cili u largua nga Ballkani, ka zgjedhur të vijojë karrierën te ekipi lezhjan.
Përmes një njoftimi, klubi ka konfirmuar se Alidema do të jetë pjesë e Besëlidhjes në sezonin e ri. Sipas drejtuesve, futbollisti sjell eksperiencë nga kampionatet e Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë.
None found
Karrierën e tij e nisi në Kosovë, ku u aktivizua me KF Vllazninë. Më pas, ai luajti për Llapin, Slaven Belupon dhe Dragovoljacin në Kroaci, ndërsa ka mbajtur edhe fanellat e Dritës, Lirisë së Prizrenit dhe Erzenit.
Alidema ka spikatur më herët edhe në Kategorinë e Parë, gjatë kohës kur ishte pjesë e Pogradecit. Së fundmi, sulmuesi 28-vjeçar ishte pjesë e Ballkanit në Superligën e Kosovës.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka shprehur dëshirën që në të ardhmen të luajë në kampionatin spanjoll, duke i…
Të paktën 39 persona humbën jetën nga përplasja e dy trenave me shpejtësi të lartë pranë Adamuzit, në provincën e…
Shtetet e Bashkuara u kanë thënë disa vendeve arabe të Gjirit të jenë të përgatitura për një sulm të rëndë…
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve…
SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër një personi juridik nga fshati Borisovë, komuna e Novo Sellës dhe kundër V.K. nga…
Profesor Lush Susaj, i cili del çdo ditë në protestë në krah të studenteve ka deklaruar se fitorja e tyre…