Karim Benzema shënoi dy gola në barazimin 2-2 të Francës kundër Portugalisë në ndeshjen finale të fazës së grupeve të Euro 2020.
Sulmuesi i Real Madridit, i cili ishte larguar nga skuadra e Francës që nga 2015, u kthye pak para fillimit të Kampionatit Evropian, ku arriti të gjejë golin në ndeshjen e pestë pas kthimit të tij, shkruan Marca.
“Kishte shumë presion rreth meje dhe e di që është normale”, tha Benzema në intervistën pas ndeshjes.
“Por unë kurrë nuk u dorëzova dhe lëviza shumë dhe kërkoja shanse. Sot më ka funksionuar. Por gjëja më e rëndësishme është që jemi në 16 të fundit”.
“Nuk kam asnjë dyshim, por mendoj se i gjithë vendi po më shikon dhe është normale pas pesë vjetësh pa qenë këtu. Unë dua ta shijoj me të gjithë”, shtoi Benzema.
Kur u pyet për presionin që ai ka ndjerë, Benzema shpjegoi se ai ndjente sytë e të gjithëve në Francë tek ai, por që në të vërtetë i ka sjellë dobi në fushë.
“Po, e kam ndjerë atë, nga i gjithë vendi, por unë jam një futbollist dhe jam një profesionist dhe gjithashtu kam nevojë për këtë presion”, përfundoi Benzema.
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…
Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…
Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…