sport

Bellingham në telashe të mëdha, La Liga hap hetim zyrtar për fjalorin e tij ndaj Greenwood

La Liga tashmë ka hapur një hetim zyrtar mbi fjalorin ofendues që përdori Jude Bellingham në drejtim të bashkëkombasit të tij Mason Greenwood.

Të enjten mbrëma, Real Madridi udhëtoi drejt “Coliseum Alfonso Perez” për t’u përballur me Getafen.

Një dopietë e Joselus ishte e mjaftueshme për të marrë një fitore me rezultat të pastër 2-0, dhe për të rimarrë kreun e tabelës në La Liga, me dy pikë më shumë se Girona. Sidoqoftë, ajo që mori më shumë vëmendjen në këtë ndeshje ishte një incident që përfshiu Bellingham dhe Greenwood.

Ky incident ndodhi në pjesën e dytë të kësaj ndeshje pas një ndërhyrje të Bellingham në Greenwood, pamjet e së cilës u bën virale pastaj në rrjetet sociale.

Sipas The Athletic, La Liga ka konfrimuar se kanë marrë një ankesë nga ekipi i Getafes.

“Getafe dje transferoi një ankesë tek drejtori i ndeshjeve të La Ligas, dhe ai siç bën zakonisht në këto raste, ka angazhuar një ekspert të leximit të buzëve për të hetuar rastin dhe për të vepruar në bazë të provave që mund të merren nga leximi i buzëve”, thuhej në komunikatën e La Liga-s.

Mbetet të shihet se cili do të jetë përfundimi i këtij rasti, por në rast se akuzat në drejtim të Bellingham vërtetohen, atëherë ylli i Real Madridit mund të ballafaqohet me një dënim të rëndë./Telegrafi/

të fundit

“Dosjet e Lubi Ballukut arrijnë mld euro”, Berisha: “Durana” nuk ka asnjë tullë, prej dy vjetësh i paguhen taksë familjes Rama

Kreu i PD-së Sali Berisha foli mbi korrupsionin e Belinda Ballukut, gjatë foltores së radhës me demokratët e njësisë numër…

17 minutes ago

Monika Kryemadhi: Meta ka qenë dashuria e parë dhe e fundit mund ta them! Politika na bashkoi, politika na ndau

Monika Kryemadhi ka deklaruar se ajo gjithnjë ka qenë ‘pa filtra’ kur vjen puna për të thënë opinionin e saj.…

30 minutes ago

Kryeministri Rama mbërrin në Vlorë, takim privat me Ivanka Trump për investimet strategjike

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Sipas burimeve, kreu i qeverisë do të akomodohet në vilën…

41 minutes ago

“Marrëveshja duhet të bëhet, shumë njerëz po vdesin”, Trump do takohet nesër me Zelenskin në Davos, kurse i dërguari Witkoff me Putinin në Moskë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të udhëtojë për në Davos të enjten (nesër, 22 janar), për t’u takuar me Donald…

1 hour ago

Fsheu dënimin në Greqi! Mbërrin në KLGJ shkresa e Prokurorisë së Përgjithshme për gjyqtaren Irena Gjoka! Prokuroria e Përgjithshme: Vendimi autentik

Ka mbërritur në Këshillin e Lartë Gjyqësor shkresa e Prokurorisë së Përgjithshme për hetimet dhe verifikimet e kryera ndaj gjyqtares…

1 hour ago

PS njoftoi seancë plenare nesër për Bordit e Paqes për Gazën, PD: Nuk jemi njoftuar nga Peleshi

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përmes një reagimi për mediat, ka bërë me dije se deri në orën 16:40 të…

2 hours ago